Flash

Durim Morina nudo për promovimin e këngës

Lapsi.al 13 March 2019
Durim Morina nudo për promovimin e këngës

Jo vetëm artistet femra mund të provokojnë me (zh)veshjen, por edhe meshkujt. Durim Morina, i njohur me emrin e artit Mirud, njoftoi se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij më të re me titull “Cleopatra”.

Këngëtari shqiptar vjen në këtë projekt me një bashkëpunim me shtëpinë e njohur diskografike “Sony Music” dhe ai ka vendosur që të bëjë zhurmë me koverin e këngës, pasi ka vendosur të pozojë nudo.

Ndjekësit e Mirudit janë bërë kuriozë të dinë nëse në foton e fundit të publikuar në Instagram është pa asnjë rrobë në trup.

“Po, në art koverin e këngës jam nudo!”, iu përgjigj këngëtari një prej ndjekësve.

Në mbishkrimin e fotos ai shprehet se është shumë i emocionuar:

“Ndihem sikur kam pritur gjithë jetën time për të njoftuar këtë këngë. Faleminderit të gjithëve që unë jam këtu ku jam sot”.

Kujtojmë se Mirudi mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Nënë”. Ai jeton prej rreth 8 vitesh në SHBA dhe duket se po hyn në tregun amerikan të muzikës, ku arriti suksesin më të madh me këngën “Puzzle”.

Të këshilluara

Aktori turk, ndryshim në look për rolin e ri

Prej gati një viti Cagatay është angazhuar me një projekt kinematografik mjaft të rëndësishëm, një serial i cili trasmetohet në Netflix.Seriali quhet “The Prote...

17:24

Lady Gaga: Jam shtatëzanë me... (Foto)

Gjithaçka nisi nga interpretimi i tyre në ndarjen e çmimeve 'Oscar' të këngës ‘Shallow’. Në fund të interpretimit të gjithë menduan se ato ishin gati për tu ...

13:55

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI