Flash

Video / Super Ronaldo thyen Atleticon. Juventus në çerekfinale të Champions

Lapsi.al 12 March 2019
Video / Super Ronaldo thyen Atleticon. Juventus në çerekfinale

Një ndeshje magjike për Juventus e mbi të gjitha për Cristiano Ronaldo, ylli më i ndritshëm i mbrëmjes torineze. Tre gola ka shënuar ish-i i Real Madrid ndaj rivalit të kryeqytetit spanjoll, Atletico. Tre gola që kanë përmbysur rezultatin 2-0 të vajtjes në Madrid duke i dhuruar kualifikimin "Zonjës së Vjetër" në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Pas golit të avantazhit që shënoi në minutën e 27' duke zgjatur kokën mbi Juanfran, CR7 ka ripërsëritur vetveten në të 48' duke tejkaluar Godin. Në minutën e 86' ka ardhur më pas penalltia - e fituar nga Bernardeschi - e cila ka kompletuar përmbysjen bardhezi.

Menjeherë shtypi sportiv italian i ka thurur hymne të pafundme CR7.

https://clips.clippit.tv/yeegxq/360.mp4

https://clips.clippit.tv/kqqwbm/360.mp4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI