Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Partizanit i bëri dëm ndërprerja: 1-2 ndaj Luftëtarit dhe gjysëmfinalja largohet

Lapsi.al 12 March 2019
Video/ Partizanit i bëri dëm ndërprerja: 1-2 ndaj Luftëtarit

Futbolli rinisi rrugën, pas një jave të tensionuar me debatë, protesta, kërcënime e bojkote dhe e bëri menjëherë me surpriza, në çerekfinalen e vajtjes së Kupës së Shqipërisë. Partizani rrëzohet në Elbasan Arena përballë Luftëtarit, duke komplikuar tashmë kualifikimin, me skuadrën e Skënder Gegës të thirrur në cështje të fitojë me dy gola në Gjirokastër në kthim.

Nuk i ka bërë mirë aspak ndërprerja e kampionatit të kuqve, që kishin humbur dukshëm ritmin ndeshje, pavarësisht se ishin të parët që kaluan në avantazh. Tekniku nuk është se kishte bërë turnover për të kustifikuar një ndeshje nën ton, madje goli i Bruno Telushit, me një goditje të fuqishme nga jashtë zone legjitimoi një supremaci klasifikimi, që bluezinjtë e fshinë në 45 minutat e dyta.

Çorientim taktik dhe gabime në pasimet e thjeshta: të kuqtë treguan një shpërqendrim total në të dytën, duke e menduar ndoshta Luftëtarin të dorëzuar dhe aspak ambicjoz në kompeticionin e dytë për nga rëndësia, me llogaritë se gjirokastritët luajnë ende për mbijetesë. Por të besuarit e Ahmatajt kishin tjetër ide dhe e propozuan me golin e Filit, në minutën e 54 dhe e vulosën me përmbysjen e Rustem Hoxha, që i dhuroi fitoren bluzinjve në minutat e fundit të lojës.

Me këtë triumf, Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales, edhe pse sfida e kthimit mund të thotë tjetër fjalë, gjithnjë nëse Partizani kthehet të luajë si superior.

 

Të këshilluara

Video/ Hannover i ndalohet goli... nga dëbora

Ndeshjet vendosen nga episodet dhe ndonjeherë ato nuk janë në favor, madje janë edhe përtej mundësive të lojtarëve, sepse krijohen nga faktorë të jashtëm. E një...

19:01

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI