Flash

Pas lajmeve të tradhëtisë, JLo dhe Alex fotografohen duke shijuar diellien e Bahamas

Lapsi.al 12 March 2019
Pas lajmeve të tradhëtisë, JLo dhe Alex fotografohen duke shijuar

Të sapofejuarit Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez vazhdojnë të shijojnë pushimet në Bahamas, pavarësisht thashethemeve të tradhtisë nga ana e këtij të fundit.

49-vjeçarja tregoi trupin e saj të tonifikuar me rroba banjet bojëqielli, ndërsa në dorë binte në sy unaza me diamantin 15 karatësh.

Çifti dukej shumë i qetë, ndërsa shijonte plazhin, frutat dhe bisedonin me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, me sjelljen e tyre çifti na lë të kuptojmë se nuk ka ndodhur asgjë, pasi ishin shumë të pashqetësuar.

Ditën e djeshme ka reaguar ish-lojtari i bejsbollit, Jose Canseco duke deklaruar se Alex e ka tradhtuar këngëtaren me ish-bashkëshorten e tij, Jessica Canesco-n.

“Duke parë JLo-n t’i dërgojë mesazhe Alex Rodriguez-it, ajo nuk e di që ai po e tradhton me ish-gruan time Jessica. E shkreta vajzë, nuk ia ka idenë se kush është ai”, shkroi ai.

Të këshilluara

Kylie Jenner publikon fotot në adoleshencë

Ndërsa është rritur para kamerës, duket sikur Kylie Jenner-it i është dashur të piqet më shpejt sesa duhet për moshën e saj. Sot ajo postoi në mediat soc...

09:46

Meghan Markle heq nga dora unazën e martesës

Ditën e sotme Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vizituar Shtëpinë e Kanadasë në Londër në kuadër të ditës së “Komonuelthit Britanik” dhe ajo çka habiti të gjit...

18:09

Rikthehet 'Tom &Jerry' në ekranin e madh

Tom and Jerry”do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i filmit “Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushi...

17:37

Fejesat e Jennifer Lopez ndër vite

Jennifer Lopez është fejuar për të pestën herë. Këngëtarja i tha ‘po’ propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh. Alex i prop...

16:27

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI