Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Tre vjet burg kush kalon fushën": Kryeministri Rama premton ndryshime radikale në 100 ditë

Lapsi.al 11 March 2019
"Tre vjet burg kush kalon fushën": Kryeministri Rama premton

Futbolli ka nevojë për bashkëpunim, ka nevojë për mbështetje dhe jo për të kaluar topin sa në një fushë në tjetrën, edhe pse është një lojë që luhet me top. Është kuptuar më së miri në takimin e zhvilluar në “Hotel Tirana Internacional” me praninë e të gjithë palëve të interesit, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Bllokimi i futbollit nga vendimi i shoqatës së arbitrave ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat, edhe pse për të rikthyer policinë në stadium nuk është e mundur, të paktën menjëherë. Ajo që në fakt garantohet nga numri 1 i qeverisë është ashpërsimi i ligjit, me ndryshimin në kodin penal për invazorët e fushës dhe aprovimi i kërkesave të klubeve brenda 100 ditëve.

“Ne do të ndërhyjmë menjëherë në kodin penal – tha Kryeministri -. Kapërcimi i vijave të bardha dhe futja në fushë do të dënohet me 3 vjet burg. Ky do të jetë hapi i parë që ne do të bëjmë me parlamentin për të ndryshuar kodin penal. Por duhet të ndryshojë edhe sjellja e klubeve: i deklarojnë rrogat sikur të ishin fasone. Çdo klub duhet të deklarojë të ardhurat e futbollistëve. Asnjë klub nuk zbaton ligjin. Do të ketë lehtësira për sa i përket tatimit mbi fitimin. Do të vendosim një afat të caktuar kohor. Për pikat e tjera, t’i kemi mbyllur si materiale, brenda 100 ditësh”.

Nuk duhej pritur ndalja e futbollit për të vepruar mbi ato pika që qartazi ishin evidentuar dhe nuk është vetëm siguria e protagonistëve. Bashkë me presidentin Duka, kanë përfaqësuar futbollin dhe interesat e tyre edhe zyrtarë e financues të klubeve, që janë të gjithë të interesuar që shteti të njohë investimet e tyre dhe t’ua kthejë disi atë që bëjnë përmes ligjeve dhe paketave fiskale lehtësuese.

“Besoj se me këto ndryshime do e kthejmë futbollin në një biznes fitimi, mjafton vullneti – deklaroi krye i FSHF-së Duka -. Në qoftë se kemi vullnet pozitiv, gjithçka mund të zgjidhet. Është e pamundur të ruajmë rendin me civilë. Ne kishim kamerat e të gjithë televizioneve, në “Selman Stërmasi”, kur u dhunua fotografi, por nuk u dënua njeri. Kemi nevojë për policinë.”

Kishte ardhur koha në fakt për të dëgjuar problemet e sportit më popullor në vend dhe nuk janë pak, ndonëse flasim gjithnjë për lojën më të investuar dhe atë me të cilën indentifikohemi të gjithë. Nuk ka rëndësi më, kush mbylli gojën apo kur, por që futbolli të merrte zgjidhjen që i takonte - atë akord që do ti lejonte më në fund rinisjen e topit nga mesi i fushës, që në ndeshjet e cerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të këshilluara

Fitorja e fundit e Solarit, falë Var-it...

Fitore pa vlerë renditje për Real Madrid, por krenarie për Santiago Solarin, që në mbrëmjen e fundit që ka drejtuar Los Blancos nga pankina e ka parë skuadrën t...

23:09

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI