Flash

Skerdi Ago heq dorë nga muzika: Kam sakrifikuar shumë për të

Lapsi.al 11 March 2019
Skerdi Ago heq dorë nga muzika: Kam sakrifikuar shumë për të

Këngëtari, Skerdi Ago ka marrë vendimin e papritur për t’u tërhequr nga muzika.

Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari në profilin e tij në Instagram, ku ka fshirë të gjitha postimet për të bërë vetëm një, atë të lamtumirës!

Ai shprehet se për muzikën ka sakrifikuar shumë gjëra ndaj tani ka zgjedhur të vijojë i vetëm. Skerdi tregon se do të bëjë pushim për një farë kohe deri në përgatitjen e projekteve të reja.

Jo më larg se dje, ai njoftoi shkëputjen nga kompania diskografike Redbox, pjesë e së cilës ka qenë prej kohësh bashkë me Gjikon.

“Muzika – Gjëja që kam dashur që në fëmijëri. Kam sakrifikuar shumë për të, madje kam qëndruar larg familjes për të arritur ëndrrën time, pa e ditur nëse do mund ta realizoja. Megjithatë, mendoj që kam arritur në një pikë që kam dashur, të paktën deri sot, duke ju falenderuar të gjithë bashkëpunëtoreve të mi, atyre që më hapën shumë rruge dhe besuan në mua. Sot, kam zgjedhur të vazhdoj vetëm dhe ta kompletoj ëndrrën time, deri në fund. Nuk jam shprehur kurrë kaq drejtpërdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj për pak kohë në mënyrë që të jem shumë energjik atëherë kur rikthehem. Do shihemi shumë shpejt me projekte dhe gjëra të reja, atëherë kur është momenti im. Falenderoj secilin nga ju që më keni dhënë mbështetje dhe forcë për të mos u dorëzuar pavarësisht vështirësive që ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni të qëndroni me mua. I juaji SKERDI!!!

Lajmi vjen i papritur për fansat pasi Skerdi kishte gati çdo gjë për klipin e ri por gjithçka u përmbys dje kur njoftoi se po largohej nga Redbox.

Me sa duket tani Skerdi do t’i përkushtohet familjes. Në dhjetor këngëtari i njohur kurorëzoi dashurinë me Vesa Ramën, gazetaren e Klan Kosovës.

Të këshilluara

Fejesat e Jennifer Lopez ndër vite

Jennifer Lopez është fejuar për të pestën herë. Këngëtarja i tha ‘po’ propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh. Alex i prop...

16:27

Nicki Minaj anulon koncertet për një arsye

Reperja me famë botërore Nicki Minaj ka publikuar një video n ‘Instagram’ duke shpjeguar arsyet që fshihen pas anullimit të koncertit të radhës në Francë. Ni...

15:05

Genës i ndalohet hyrja në Amerikë

Këngëtarit shqiptar, Gena i është ndaluar hyrja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, arsyej...

13:12

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI