Flash

Raporti/ Kryeshikasi Bendo në shërbim të Ramës për "ndërhyrjen ruse"

Lapsi.al 11 March 2019
Raporti/ Kryeshikasi Bendo në shërbim të Ramës për

Një kronikë e çuditshme e Top Channel raportoi sot se shefi i ShISh, Helidon Bendo, në një raport vjetor të lexuar përpara deputetëve, ka folur edhe për rrezikun e ndërhyrjes ruse në Shqipëri që pretendohet të jetë rritur kohët e fundit.

Në fakt shefi i shërbimit sekret nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ripërsëritur një tezë që e thonë lartë e poshtë diplomatët që mbështesin Edi Ramën dhe që e promovon vetë kryeministri (si në rastin e emisionit në Porta a Porta) që do ta vërë atë në pozicionin komod të garantuesit të stabilitetit, tani që opozita ka dalë në rrugë. Sipas kësaj teze trazirat në vend janë të nxitura edhe nga influenca ruse.

Po pse kjo tezë e hedhur sot nga Helidon Bendo, rrezulton të jetë një shërbim ndaj qeverisë?

Argumentat janë të thjeshta.

Raporti i sotëm i shefit të ShiSH prezumohej të ishte sekret dhe jo për përdorim publik. Pra, ato që Bendo do të thoshte para deputetëve, nuk duhet të merreshin vesh nga të gjithë. Por, ajo që ndodhi ishte se lajmi "rrodhi" në media.

Dhe shikoni mënyrën se si.

Brenda ishin vetëm deputetë të shumicës (duke përjashtuar Myslym Murrizin që vështirë se dikush mund t'a konsiderojë realisht me opozitën). Pra lajmin e kanë nxjerrë rilindasit. Ata i'a kanë dhënë një gazetari, Muhamed Veliu, që gjysmën e vitit punon si reporter dhe gjysmën tjetër paguhet si zëdhënës qeverie. Dhe menjëherë pas kësaj, sekreti i madh që fshihnin dosjet e Bendos është bërë lajm i parë në ekranin proqeveritar të Top Channel.

Pra, nuk është e vështirë të kuptohet se kujt i shërben kjo lloj propagande.

Ajo që mbetet të kuptohet është, nëse ishin socialistët të interesuar të keqpërdornin thëniet e Bendos, apo ky i fundit po i shërbente në mënyrë të ndërgjegjshme propagandës së Ramës.

Për ti hapur vendin Helidon Bendos, kryeministri u detyrua të çonte ambasador në Bruksel, pranë NATO-s, Visho Ajazin që njerzit e tij më të afërt e patën cilësuar si "spiunin dixhital të Berishës". Ndoshta ka ardhur dita që nderi të kthehet mbrapsht.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI