Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Juventus luan gjithcka në një natë: Allegri ka në mendje ndryshimin e madh

Lapsi.al 11 March 2019
Juventus luan gjithcka në një natë: Allegri ka në mendje

Juventus luan gjithë sezonin në një ndeshje, atë kundër Atletico Madrid në Champions. Cristiano Ronaldo është gati të bëjë të vlejë emrin e tij dhe statusin që ka në lidhje me kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube. Bardhezinjtë në fakë kanë nevojë për gjithë mbështetjen e mundshme në Allianz Stadium, edhe të tifozëve, për të përmbysur humbjen 2-0 në ndeshjen e vajtjes për 1/8 e finaleve në Ëanda Metropolitano. Tifozët janë përgjigjur duke hequr dorë nga greva për cmimin e lartë të biletave, ndërsa edhe tekniku Allegri po mendon ndryshim taktik të skuadrës, duke besuar në një mbrojtje me tre, ku Caceres do të luajë krah Bonucci e Chiellini.

Për kapitenin bardhezi në fakt do të jetë një mbrëmje speciale. Kundër Atletico Chiellini do të prekë barrierën e 500 prezencave me fanellën bardhezi: është i pesti në klasifikimin e përgjithëm të ndeshjeve me Juventus.

Ka një ide Allegri, për ti dhënë më shumë shtysë ofensive skuadrës, në kërkim të përmbysjes së rezultatit: mesfushë me pesë lojtarë ku Bernardeschi e Cancelo do të luajnë në krahë, me Matuidi, Pjanic e Emre Can që do të kompletojnë repartin. Në sulm, partner i Cristiano Ronaldo duhet të jetë Mandzukic, me Dybala të destinuar të ulet në pankina.

Besimi se mund të arrihet përmbysja është në të gjithë ata që i kanë ngjyrat bardhezi në AND. "Juventus nuk është kurrë i vdekur, kush e konsideron të mbaruar nuk e njeh. Në një farë mënyrë, Juventus është i pavdekshëm, sidomos kur e plagosin. Juve ka shtatë jetë, madje shtatëdhjetë", ka deklaruar ish-tekniku i fundit bardhezi që ka arritur të fitojë Champions League, Marcello Lippi, në një intervistë për Repubblica.

Të këshilluara

Fitorja e fundit e Solarit, falë Var-it...

Fitore pa vlerë renditje për Real Madrid, por krenarie për Santiago Solarin, që në mbrëmjen e fundit që ka drejtuar Los Blancos nga pankina e ka parë skuadrën t...

23:09

Video/ Arsenal dyfishon shifrat me penallti

Arsenal ka shënuar edhe golin e dytë kundër Manchester United në Emirates, duke siguruar kështu marrjen e vendit të katërt pikërisht ndaj Djajve të Kuq. Një pen...

19:12

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI