Flash

Fanses i bie të fikët, Meda ndalon performancën në koncert (Video)

Lapsi.al 11 March 2019
Fanses i bie të fikët, Meda ndalon performancën në koncert
Koncerti i Tayna-s dhe Medës në Zvicër mblodhi shqiptarët që jetojnë atje, por gjatë tij u shënuan disa incidente. Disa prej fansave nuk u ndjenë mirë pasi salla ishte e tejmbushur dhe madje disa prej tyre u ranë të fikët nga mungesa e ajrit. Një prej vajzave që përjetoi momentin e vështirë ndodhej ngjitur me skenën. Në momentin kur performonte Meda, një vajzë humbi vetëdijen dhe këngëtari reagoi në mënyrë të menjëhershme.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale tregohet momenti kur Meda, ngre në skenë vajzën për t’i dhënë ndihmën e parë. Gjithashtu në ato momente afrohet një tjetër pjesëtar nga stafi, i cili merr në krah vajzën për ta ndihmuar në prapaskenë. Tayna gjithashtu reagoi lidhur me ngjarjen, ndërsa shprehu keqardhjen për faktin që nuk mundi t’i ndihmonte fansat e saj.

Të këshilluara

Publikohet data e premierës së Rambo:Blood

72-vjeçari Sylvester Stallone do të rikthehet si John Rambo, në filmin e shumëpritur “Rambo: Last Blood”, i cili do ta ketë premierën me herët seç pritej, më 20...

11:25

Justin Bieber në depresion, 'Lutuni për mua'

Përgjatë intervistës së tij të fundit për “Vogue”, Justin Bieber rrëfeu publikisht për herë të parë se po përballej me një gjendje jo të mirë emocionale. Këngë...

11:00

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI