Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Allegri lëshon sfidën: "Mund të përmbysim rezultatin, Ronaldo një avantazh..."

Lapsi.al 11 March 2019
Allegri lëshon sfidën: "Mund të përmbysim rezultatin,

Një Juventus i karikuar, por i goditur nga dëmtimet, ku i fundit i shtuar në infermieri, madje ende pa u rikthyer mirë në fushë është Douglas Costa, që i bashkohet Khedira, Cuadrado, Barzagli e De Sciglio. Megjithatë, ky problem i orëve të fundit nuk i ka zbehur optimizmin teknikut: “Mund të përmbysim rezultatin - thotë Allegri në konferencën për shtyp - e nëse e arrijmë do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, por duhet të jemi të aftë të kuptojmë cfarë drejtimi do të marrë ndeshja. Por nuk dua të dëgjoj të flitet për ndeshjen e vitit, përndryshe jemi të marrë fund. Nëse do të kualifikohemi nuk do kemi fituar ende asgjë, kështu që duhet të ruajmë qetësinë”.

Me dyshimin për të përfshirë ose jo Paolo Dybala në formacionin titullar, pas provës zhgënjyese të argjetinasit në Madrid, tekniku Allegri beson mbi të gjithë të Cristiano Ronaldo. Në fakt, duhet të një CR7 në formën më të mirë, por portugezi me Juventus ka bërë vetëm një gol në Champions: “Ka bërë aq shumë gola në këtë kompeticion, sa fakti që është me ne është një avantazh i madh. Ka shënuar pak sepse nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet”. Ndoshta mund të mos jetë ndeshja e vitit, por është një mbrëmje që mund të ndryshojë sezonin e Juventus.

Të këshilluara

Video/ Hannover i ndalohet goli... nga dëbora

Ndeshjet vendosen nga episodet dhe ndonjeherë ato nuk janë në favor, madje janë edhe përtej mundësive të lojtarëve, sepse krijohen nga faktorë të jashtëm. E një...

19:01

E bujshme, Zidane rikthehet tek Real Madrid

Te Real Madrid çdo minutë sjell një lajm të ri. Në orën 15:00 “Jugones” në La Sexta njoftoi lajmin e bujshëm: Florentino Perez ka bindur Zidane të marrë menjëhe...

17:03

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI