Flash

Lea Michele i ka dhënë fund beqarisë me Zandy Reich

Lapsi.al 11 March 2019
Lea Michele i ka dhënë fund beqarisë me Zandy Reich

Aktorja dhe këngëtarja e njohur Lea Michele i ka dhënë fund beqarisë me Zandy Reich pas dy vitesh të lidhur.

Lea Michele dhe Zandy Reich kanë kurorëzuar dashurinë e tyre të shtunën, në një ceremoni intime dhe romantike në Kaliforninë e Veriut, sipas People.

“Ne jemi kaq të emocionuar që u martuam dhe mirënjohës që jemi të rrethuar nga miqtë dhe familja jonë”, tha çifti, i cili ka ndarë një fotografi ekskluzive të ditës së tyre të madhe për People.

“Dhe mbi të gjitha, ne jemi kaq të lumtur që do të kalojmë pjesën tjetër të jetës sonë së bashku”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Aktorja Michele, 32 vjeçe, dhe Reich, 36 vjeç, president i kompanisë së veshjeve AYR, u fejuan më 29 prill 2018. Pas propozimit, këngëtarja postoi një foto të ëmbël të saj në Instagram me unazën prej diamanti me një fjalë të vetme përshkrim, “Po”.

Të këshilluara

Rikthehet 'Tom &Jerry' në ekranin e madh

Tom and Jerry”do të rikthehet në ekranin e madh. Tim Story, regjisor i filmit “Fantastic Four” të vitit 2005, do të realizojë filmin e ri rreth maces dhe miushi...

17:37

Fejesat e Jennifer Lopez ndër vite

Jennifer Lopez është fejuar për të pestën herë. Këngëtarja i tha ‘po’ propozimit për martesë të Alex Rodriguez, të dashurit të saj prej 2 vitesh. Alex i prop...

16:27

Nicki Minaj anulon koncertet për një arsye

Reperja me famë botërore Nicki Minaj ka publikuar një video n ‘Instagram’ duke shpjeguar arsyet që fshihen pas anullimit të koncertit të radhës në Francë. Ni...

15:05

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI