Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Guardiola, mesazh Juventusit: "Nëse nuk më shkarkojnë, rri tek City"

Lapsi.al 10 March 2019
Guardiola, mesazh Juventusit: "Nëse nuk më shkarkojnë, rri
Emri i Pep Guardiola ka përfunduar në listën e kandidatëve për pankinën e Juventus, në rast të mbylljes së raportit me Massimiliano Allegri. Por tekniku spanjoll ka shuar zërat menjëherë. "Nuk e di përse media flasin për këtë gjë, e transformuan një tëeet në një lajm. Kam ende dy vjet kontratë këtu e do të largohem vetëm nëse më shkarkojnë. Edhe nëse më duan diku tjetër, mbetem tek City", ka thënë Guardiola pas suksesit me Ëatford. Kështu, të paktën për momentin duket se ajo e Guardiola është një hipotezë e pamundur, gjë që rrit edhe më shumë kreditet e Zinedine Zidane, që ka refuzuar një rikthim tek Real Madrid, pikërisht në pritje të mësojë zhvillimet në situatën e Allegri me bardhezinjtë. Ndërkohë, vetë Zidane ka mabërritur në Torino, ku ka hapur një qendër sportive me emrin e tij. E pikërisht në qendrën Z5 të Mappano, trajneri francez është fotografuar me ish-miqtë e tij juventinë: Amoruso, Iuliano e Ciro Ferrara. Kushedi nëse kjo vizitë nuk është preludi i një rikthimi përfundimtar...
View this post on Instagram

⚽️#supercalcetto# #memories#

A post shared by Nicola Amoruso (@nicola_amoruso_) on

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI