Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ranieri, i pagjumë në Romë: tekniku: “Jam verdhekuq në Adn”

Lapsi.al 9 March 2019
Ranieri, i pagjumë në Romë: tekniku: “Jam verdhekuq në

Klaudio Ranieri, trajneri i ri i Romës, ka shprehur ndjesitë e tij pas firmës mbi kontratën që e lidh atë me klubin verdhekuq deri më 30 qershor 2019. Për Roma TV, tekniku kampion me Leicester në Premier League, ka shpjeguar përse nuk e refuzonte dot thirrjen romane, edhe pse oferta ishte për vetëm tre muaj: “Të kthehesh në Romë thotë shumë dhe gjithçka. Kam qenë gjithmonë tifoz, lojtar dhe trajner i kësaj skuadre. Kishte shumë që flija natën, por këtë natë, kur e kam mësuar që do të isha unë trajneri i kësaj skuadre, nuk kam vënë gjumë në sy. Roma është Adn-ja ime”.

Ranieri ka nostalgji për kryeqytein dhe nuk humb rastin ta tregojë: “Mund të them që e gjithë jeta ime është e lidhur me këtë klub. Kur luaja në Katania dhe bënim ndeshjet shtesë këtu vija këngët e Venditit për të karikuar skuadrën. Kam gjetur një Trigoria të ndryshuar. Në këto 12 ndeshje do t’i kërkojë lojtarëve të japin më të mirën. Duhet ta ndjejnë vlerën e kësaj fanelle. Pas dy humbjesh dhe daljeje nga Champions do të jenë të mundur dhe mendërisht. Do të duhet të reagojnë si burra, sepse tashmë gjithçka është e kaluar” ka përfunduar deklaratën e tij emocionale tekniku i mrekullive sic e konsideruan në ishull pas suksesit të paimagjinueshëm me Dhelprat, ndonëse ky term u fashit pas pas shkarkimit të tij në Londër nga Fulham.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI