Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Telashet për Inter nuk kanë fund: edhe Perisic dëmtohet

Lapsi.al 8 March 2019
Telashet për Inter nuk kanë fund: edhe Perisic dëmtohet
Në kampin e Inter ka një shqetësim të madh dëmtimesh dhe i fundit në listën e infermierisë është Ivan Perisic. Zikaltrit, që janë të privuar nga Mauro Icardi e Radja Nainggolan, për ndeshjet e ardhshme rrezikojnë të humbasin edhe kroatin, që doli nga fusha në minutën e 58' të sfidës me Eintracht Frankfurt në Europa League. Për sulmuesin e krahut bëhet fjalë për një lodhje muskulare në aduktorët e kofshës së majtë, që duhen vlerësuar me kujdes në orët e ardhshme. Kohët e rikuperimit nuk janë të qarta, por është frika se Perisic mund të mos jetë në fushë kundër Spal e ndoshta edhe në ndeshjen e kthimit kundër gjermanëve, kur zikaltrit nuk do të kenë në dispozicion edhe Lautaro Martinez e Asamoah, të skualifikuar. SPALLETTI: "NUK KA RREZIK LESIONI" Në përfundim të ndeshjes me Eintracht, tekniku i Inter Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp për gjendjen e Perisic, duke u treguar në fakt besimplotë: “Shpresoj të rikuperojë, ka një masë muskulare që e pengon të rikuperojë me shpejtësi. Është vetëm një lodhje dhe nuk bëhet fjale për lesion. Koha është e shkurtër, por shpresoj të mos ketë komplikime".

Të këshilluara

Video/ Chelsea sigurin rezultatin me Willian

Willian shënon golin e sigurisë në Stamford Bridge kundër Dinamo Kiev, në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Europa League. Braziliani ka shënuar golin e dytë në minu...

22:35

Video/ Pedro i jep avantazhin Chelsea

Në Stamford Bridge, Chelsea vazhdon serinë pozitive në Europa League, në ndeshjen kundër Dinamo Kiev. Pedro Rodriguez ka shënuar golin e avantazhit në minutën e...

21:41

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI