Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Chelsea mbetet me merkato të bllokuar: Fifa refuzon kërkesën e bluve, që e akuzojnë...

Lapsi.al 8 March 2019
Chelsea mbetet me merkato të bllokuar: Fifa refuzon kërkesën e

Komisioni Disiplinor i Fifa ka refuzuar kërkesën e Chelsea për të pezulluar bllokimin e merkatos në dy sesionet e ardhshme, deri në përfundim të procesit. Një hap i parë ku Blutë janë rrëzuar, duke i detyruar të përshkojnë një rrugë tjetër alternative: Cas. Me një postim në Tëiter shoqëria angleze ka shprehur pakënaqësinë për vendimin e Fifa që në rastet precedente, me Real, Atletico e Barça e kishte pezulluar sanksionin.

Kështu, mercato mbetet akoma e bllokuar për dy sesione, por Chelsea nuk ka ndërmend të tërhiqet e po i kundërvihet vendimit, në mënyrë që të lëvizë në merkato në qershor, e pastaj të kryejë dënimin, pas përfundimit të procesit. Për momentin beteja e ndërmarrë nga Blues ka marrë një refuzim të pastër nga Fifa, që rrugë të vetme tashmë i ka lënë në Cas.

Një vendim që ka befasuar Chelsea, që me një komunikatë ka shprehur gjithë pakënaqësinë, për interpretimin ndryshe të një situatë që në të kaluarën, vetë Fifa kishte lejuan pezullimin e dënimit për Real Madrid, Atletico Madrid e Barcellona: "Në të gjithë rastet e sanksioneve të mëparshme të vendosura nga Fifa - shkruhet në komunikatë -, është lejuar pezullimi i dënimit deri në përfundim të procesit të apelit. Chelsea mendon se ka marrë një trajtim inkoherent në krahasim me klubet e tjera europiane".

Të këshilluara

Video/ Chelsea sigurin rezultatin me Willian

Willian shënon golin e sigurisë në Stamford Bridge kundër Dinamo Kiev, në ndeshjen e vajtjes së 1/8 të Europa League. Braziliani ka shënuar golin e dytë në minu...

22:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI