Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pa fusha, pa tifozë, në pritje të dënimit e deri tek përjashtimi: askush nuk shpëton

Lapsi.al 7 March 2019
Pa fusha, pa tifozë, në pritje të dënimit e deri tek

Të dalësh i dënuar nga Komisioni i Disiplinës pas cdo jave të kampionatit nuk është aspak cudi dhe e kanë provuar pothuaj të gjitha skuadrat në të gjitha Kategoritë. Mes dënimeve të fushave, atyre pa tifozë e për të mbërritur tek ekstremi i përjashtimit jemi në kampionatin më të dënuar. Kastrioti nuk mund të luajë më në Fushë-Krujë në një stadium që nuk përmbush standardet, Kukësi nuk ka një fushë prej gjithë kampionatit, Partizani është i dënuar pa tifozë për dy ndeshje, pas agresionit të tifozëve ndaj fotografit të klubit të Flamurtarit, në ndeshjen në Selman Stërmasi. Tirana po ashtu pa tifozë, por ndihet më mirë se të Kuqtë, sepse është dënuar me vetëm një ndeshje, ndërsa po të llogarisim që edhe Skënderbeu është i dënuar, jo nga FSHF por nga UEFA e Luftëtari është nën hetim, aktualisht 7 nga 10 skuadrat e Superiores janë të penalizuara.

Të zbresësh më poshtë, në Kategori, situate nuk është se përmirësohet, mjafton të përmendësh që edhe aty Egnatia e Erzeni i kanë fushat të dënuara dhe komoditetin e kanë gjetur duke i këmbyer: Egnatia në Shijak dhe Erzeni në Rrogozhinë. Të gjithë të dënuar, të gjithë të pakënaqur e të gjithë fajtor. Askush nuk mund të ankohet për penalitetet, madje ndonjëherë kanë qenë lehtësisht të kalueshme, piëkrisht për të shmangur dënimet kolektive…por ndonjëherë është më mirë grushti i hekurt dhe shembulli, për të patur një futboll të përgjegjshëm e ku në stadium të shkohet për të ndjekur lojën…

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI