Flash

Ilda Bejleri dhe deputeti i PD-së i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Lapsi.al 7 March 2019
Ilda Bejleri dhe deputeti i PD-së i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Lidhja e moderatores Ilda Bejleri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, arriti të mbahej shumë e fshehtë prej të dyve. Ata nuk publikuan asnjë foto bashkë dhe nuk pranuan asgjë nëpër intervista, me dëshirën që ta shijonin romancën larg syrit të publikut.

Por informacionet për nisjen dhe përfundimin e saj u mësuan përmes burimeve brenda çiftit. Në prill të vitit të kaluar, moderatorja dhe politikani u mësua se i dhanë fund romancës së tyre.

Por më pas çifti u ribashkua, madje duke i bërë gjërat më serioze pasi në verën e 2018-s planifikuan të bashkëjetonin.

Tani burime për “Gazetën Shqiptare” tregojnë se Ilda dhe Klevisi janë ndarë përfundimisht. Pavarësisht se debatet dhe ndarjet mes çiftit kanë qenë të shpeshta, sipas burimeve këtë herë nuk do të ketë më kthim pas.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet që çuan dyshen drejt këtij vendimi dhe nuk pritet as ndonjë reagim prej tyre, duke marrë parasysh faktin se nuk e pranuan kurrë lidhjen.

Të këshilluara

Pas ndarjes, Tristan lidhet me modelen (FOTO)

Prej ditësh një ndër lajmet më të komentuara në mediat rozë është tradhëtia e bujshme që partneri i Khloe Kardashian, i bëri kësaj të fundit me mikeshën e famil...

14:21

Sophie Turner dhe Joe Jones, drejt altarit

Padyshim që Sophie Turner dhe Joe Jones janë një nga çiftet e preferuar të Hollywod-it. Para më pak se një viti ato njoftuan me anë të një postimi në Instagram ...

20:11

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI