Flash

Për nder të Karl Lagerfeld, Cara Delavigne i rikthehet pasarelës

Lapsi.al 6 March 2019
Për nder të Karl Lagerfeld, Cara Delavigne i rikthehet pasarelës

Në “Grand Palais” në Paris sfiloi koleksioni i fundit i dizajnuar nga Karl Lagerfeld për “Chanel”. Vizionari “Kaiser” ishte drejtori kreativ për markën franceze prej vitit 1982 deri në ditën kur ndërroi jetë, më 19 shkurt. Lot e mallëngjime në pasarelë dhe në radhët e publikut, sfilita u hap me një minutë heshtje në kujtim të stilistit legjendar dhe u mbyll me notat magjike të “Heroes” të David Bowie. Në “catwalk” parakaluan disa nga modelet e tij të preferuara; Kaia Gerber, Mariacarla Boscono, Vittoria Ceretti, madje dhe Penelope Cruz. Rikthim në pasarelë ishte për Cara Delevingne, e cila sfiloi sërish vetëm për Lagerfeld, pas lamtumirës së dhënë dy vjet më parë. Në radhët e publikut nuk munguan emra të njohur të pasarelave dhe ekranit, si Kristen Steëart, Claudia Schiffer e Monica Bellucci.

Të këshilluara

Çpo ndodh mes Kylie Jenner dhe Jordy Woods

Thuhet se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods nuk janë duke u afruar për të rregulluar gjërat mes tyre, pasi mezi kanë folur javët e fundit. Dy 21-vjeçaret kanë qe...

14:00

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI