Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Çuditë e Flamurtarit: dy javë pas ikjes, në Vlorë pritet përsëri Torassa

Lapsi.al 6 March 2019
Çuditë e Flamurtarit: dy javë pas ikjes, në Vlorë

Luhatjet në këtë kampionat duket se nuk i ka vetëm Flamurtari, porn ë Vlorë keqardhja më e madhe është për mundësinë e cuar dëm kundër Kastriotit, që i la në kuotën e 34 pikëve pa i afruar me zonën europiane të renditjes, që ndonëse nuk thuhet hapur, aspirohet nga kuqezinjtë. Mundësia për të kaluar në renditje Lacin paraqitet pikërisht në ndeshje direkte, por transferta kurbinase nuk është nga ato të thjeshtat, për më tepër që vlonjatët do të kenë mungesën e rëndësishme të Idriz Bathës, që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Të gjithë të tjerët janë të disponueshëm, por pa një pedinë fondamentale të mesfushës kuqezi Ilir Daja është vërtetë i shqetësuar. Në skuadër nuk është akush me karakteristikat e tij, pa përmendur farë peshën që ka gjirokastriti. Megjithatë lajmi i mirë është rikthimi i Ribaj, që ishte i pezulluar ndaj Kastriotit. Sulmuesi ka qenë present me gola në ndeshjet e fundit të vlonjatëve, madje edhe në atë kundër Partizanit, ku mori edhe kartonin e kuq, ndaj dhe kjthimi i tij në dispozicion është frymëmarrje për teknikun Daja.

E ndërkohë, një tjetër lajm që flitet në ambjentet e klubit është një rikthim i papritur, por që Flamurtari do ta priste krahëhapur. Argjentinasi Agustin Torasa, që u largua drejt Kinës ka bërë zgjedhjen e gabuar. Ekipi atje ka falimentuar dhe për momentin Torasa ka mbetur pa skuadër. Një rikthim në Vlorë është një hipotezë, madje dicka të tillë dhe vetë administratori Idrizi nuk e përjashtoi duke deklaruar se pret Torasën të luajë për Flamurtarin në vijim. Megjithatë për momentin nuk ka asgjë të sigurtë, asnjë datë apo afat për rikthimin e argjentinasit tek Flamurtari.

Të këshilluara

Video/ Kane hesht Signal Iduna Park

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë në Wembley 3-0, Borussia Dortmund pëson gol edhe në Signal Iduna Park, duke e bërë praktikisht të pakthyeshëm r...

22:17

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI