Flash

Pas suksesit të filmit të parë, vjen 'IT 2'

Lapsi.al 5 March 2019
Pas suksesit të filmit të parë, vjen 'IT 2'

Fansat mezi po e presin trailerin zyrtar të “IT: Chapter Two”, kapitulli i dytë i adaptimit kinematografik të romanit me të njëjtin titull të Stephen King, me regji sërish të Andy Muschietti.

Për projektin foli Jessica Chastain, interpretuesja e Beverly Marsh, në moshë të rritur, gjatë një interviste në programin e Jimmy Kimmel. Aktorja zbuloi një kuriozitet: “Do të them diçka për të cilën mund të hyj në telashe, por do ta them gjithsesi. Në film ka një skenë, që me sa dëgjova në sheshxhim, ka numrin më të madh të litrave të gjakut të përdorur ndonjëherë në ndonjë film horror, në një skenë të vetme. Edhe të nesërmen e xhirimit të skenës m’u desh të nxirrja gjak nga sytë, jo i vërtetë kuptohet”.

Më pas, Chastain vijoi të flasë për filmin: “Është vërtet i frikshëm. I adhuroj gjërat e frikshme, por është më mirë të jesh personi i frikshëm, sesa ai që frikësohet”.

Të këshilluara

Bruno Pollogati sjell klipin e ri (VIDEO)

“Pa ty” titullohet kënga më e re e Bruno Pollogatit, vokalistit të grupit Revolt Klan, i cili ka preferuar të vijë me një material të vetin. Me tekst dhe muzik...

19:00

Beren Saat i jep fund martesës

Pak ditë më parë, aktorja Beren Saat u përfol për një divorc të mundshm me bashkëshortin e saj Kenan Dogulu. Asnjëri prej tyre nuk dha një deklaratë për ta p...

16:57

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI