Flash

Paris Jackson rrezikon karrierën nga dokumentari i babait të saj

Lapsi.al 5 March 2019
Paris Jackson rrezikon karrierën nga dokumentari i babait të saj

Dokumentari “Landing Neverland” që sillte dëshmitë tronditëse të dy djemve kundër Michael Jackson ka shokuar gjithë botën.

Wade Robson dhe James Safechuck kanë treguar se si këngëtari i njohur ka abuzuar seksualisht me ta kur ishin në moshë shumë të vogël. Ky dokumentar pritet që të transmetohet gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar dhe familjarët e Michael kanë filluar të ndjehen në ankth. Veçanërisht vajza e tij, Paris, mendon se për shkak të tij mund t’i shkatërrohet karriera e saj si aktore. Sipas “The Sun” ajo u ka treguar miqve të saj se ka shpresuar shumë të ketë një karrierë të suksesshme, por për shkak të dokumentarit ka shumë pak shanse që të ndodhë kjo gjë këtej e tutje. “Ajo u shfaq në një film vitin e kaluar, por beson se dokumentari ka frikësuar regjisorët. E gjitha ka të bëjë me marketingun. Frika është se në çdo film që Paris mund të shfaqet, kur njerëzit ta shikojnë menjëherë do u kujtohet Michael dhe nuk do të duan ta shohin”, – ka thënë një burim pranë aktores. Për herë të fundit Paris Jackson është shfaqur në një film komedi në 2018, përkrah emrave të njohur si Charlize Theron, Amanda Seyfried, Thandie Newson.

Të këshilluara

Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019. Këtë herë pasarela ...

15:17

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm. Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në ...

10:44

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bë...

10:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI