Flash

Nick Jonas kujton ish të dashurën e tij, flet për Miley Cyrus

Lapsi.al 5 March 2019
Nick Jonas kujton ish të dashurën e tij, flet për Miley Cyrus

Në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’ Miley Cyrus i la të gjithë pa fjalë me performancën e saj përkrah Dolly Parton dhe Shawn Mendes.

Të gjithë njerëzit e përgëzuan për talentin e saj, por vetëm dikush duket se nuk është aspak i çuditur për vokalin e këngëtares. Bëhet fjalë për ish të dashurin e saj, Nick Jonas, i cili mesa duket e njeh shumë mirë potencialin e Mileyt. Përgjatë një interviste me vëllezërit e tij, Kevin dhe Joe, në emisionin radiofonik “Apple Music Beats 1 Chart”, Nick u shpreh se Miley është këngëtare e vërtetë. “Ne kemi bërë një këngë me të kohë më parë, që është edhe e preferuara ime nga repertori i Jonas Brothers. Në atë kohë ajo ishte 16 vjeçe dhe kishte një zë të jashtëzakonshëm. Kështu që nuk është aspak surprizë që njerëzit po e përgëzojnë për talentin e saj”, – ka thënë Nick. Kujtojmë se dy këngëtarët nisën një histori dashurie në qershor të 2006, por në dhjetor të 2007 i dhanë fund gjithçkaje. Miley e ka pranuar se Nick ka qenë dashuria e saj e parë dhe ndarja me të ka qenë shuam e vështirë. Megjithatë sot ata e kanë harruar njëri-tjetrin, sepse po shijojnë jetën si të martuar me partnerët e tyre.

Të këshilluara

Sfilata e 'Channel' pa Karl Lagerfed (FOTO)

Këtë mëngjes “Chanel” priti mysafirët e saj në ekspozitën e zakonshme të një përralle dimri me koleksionin e veshjeve vjeshtë-dimër 2019. Këtë herë pasarela ...

15:17

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm. Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në ...

10:44

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bë...

10:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI