Flash

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Lapsi.al 5 March 2019
Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bëra prej tij ditët e fundit dëshmojnë se këngëtari mund të bënte një veprim të tillë.

Vetëm pak ditë më parë ai e kishte nxjerrë shtëpinë në shitje, pas ndarjes nga bashkëshortja Mayumi Kai. Ata thuhet se ishin ndarë prej disa kohësh dhe Mayumi ndodhej në Japoni kur mori vesh lajmin e vdekjes së bashkëshortit të saj.

Burimet kanë thënë për “The Sun”, se ylli i muzikës hyri në depresion pasi martesa u shkatërrua dhe ai u detyrua të vendoste në shitje shtëpinë që dashuronte.

Flint ka luftuar më parë me depresionin dhe rrëfeu pas martesës në 2009-n se Mayumin ishte shpëtimi i tij.

Lideri i “Prodigy” në një intervistë të 4 viteve më parë për revistën FHM kishte thënë gjithashtu se një ditë do të bënte vetëvrasje.

“Gjithmonë e kam ndier se kur të përfundoj turneun do të kryej vetëvrasje. Betohem në Zot se ajo nuk është vetëvrasje, kjo është gjë pozitive. Nuk i frikësohem se kush jam, por dua kur të kthehem pas dhe të shikoj jetën time, dua të jetë e përmbushur. Kjo është e gjitha. Vetëm ditë të lumtura”, ishin fjalët e tij.

Të këshilluara

Pasuria nuk ka limite për Nicki Minaj

Pasuria nuk ka limite, por një tavan me yje po. Ky është detaji më i fundit që Nicki Minaj i ka vënë makinës së re që sapo ka blerë. Reperja postoi një v...

16:40

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI