Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kaos te Gjermania: Loew përjashton Mueller, Boateng e Hummels Mbrojtësi: "Prisja një lamtumirë ndryshe"

Lapsi.al 5 March 2019
Kaos te Gjermania: Loew përjashton Mueller, Boateng e Hummels
Gjermania ndryshon lëkurë e pas dështimit në Botërorin në Rusi, ku u eleminua në fazën e grupeve ku bënte pjesë bashkë me Suedinë, Meksikën e Korenë e Jugut, tekniku Joachim Loew ka nisur revolucionin. Duke nisur nga kualifikueset e Euro 2020 Jerome Boateng, Mats Hummels e Thomas Mueller të Bayern Monaco duhet të jenë të përjashtuar nga grupi i të besuarve të teknikut. Loew ka fluturuar për në Mynih për ti komunikuar atyre vendimin personalisht. Tre lojtarët janë në xhiron e kombëtares që nga 2010 dhe kanë qenë një pjesë shumë e rëndësishme e Panzerave, që kulmuan me triumfin në Botërorin e Brazilit 2014. BOATENG: "SHPRESOJA NJË LAMTUMIRË NDRYSHE" I menjëhershëm reagimi i Jerome Boateng përmes një postimi në Twiter, ku konfermohet vendimi i teknikut të përfaqësueses gjermane: "Kam qenë gjithnjë jashtëzakonisht krenar që kam mundur të vesh fanellën e kombëtares e nuk do ta harroj kurrë verën e 2014. E megjithatë, natyrisht, do të më pëlqente të shihja një tjetër lamtumirë për ne. Fat të mbarë për të ardhmen!"

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI