Flash

Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Lapsi.al 5 March 2019
Ermal Meta: Si nisi pasioni për muzikën

Ermal Meta ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë për koncertin e dytë të tij, por këtë herë jo i vetëm.

Ai është rikthyer në kryeqytet për të performuar në Pallatin e Kongreseve, bashkë me disa artistë të talentuar italianë të “GnuQuartet.”

Përgjatë një interviste për “Tiranapost.al”, ylli i muzikës ka rrëfyer si nisi pasioni i tij për muzikën para rrugëtimit në Itali.

Meta ka pohuar ndër të tjera se viti i vetëm në shkollën e muzikës ishte gjatë kohës kur jetonte në Fier.

“Ka shumë njerëz që kanë studiuar vetë. Mjafton ta kesh pasion. Mamaja ime bleu një tastierë për motrën, se donte që ajo të bëhej violiniste. Por motrës nuk i interesonte fare violina dhe ajo mendoi se mund t’i interesonte pianoja, ndaj dhe bleu një tastierë të vogël. Atë tastierën brenda dy ditësh e mora unë. I thashë është OK. Lëre ti se është puna ime kjo”, tha Ermal Meta.

Të këshilluara

Keith Flint kishte paralajmëruar vetëvrasjen

Legjenda e muzikës së viteve ’90, Keith Flint, u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij në Essex, në Britaninë e Madhe. Dhe të gjitha veprimet e bë...

10:21

Pasuria nuk ka limite për Nicki Minaj

Pasuria nuk ka limite, por një tavan me yje po. Ky është detaji më i fundit që Nicki Minaj i ka vënë makinës së re që sapo ka blerë. Reperja postoi një v...

16:40

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI