Flash

'Sekreti im' riktheu dhe njëherë Pirro Çakon (VIDEO)

Lapsi.al 4 March 2019
'Sekreti im' riktheu dhe njëherë Pirro Çakon (VIDEO)

Ishte mes dhjetori kur Ardit Gjebrea riktheu në skenë kantautorin e njohur Pirro Çako, në “Kënga Magjike 2018”, me një homazh kushtuar babait të tij Gaqo Çako.

Nga performanca e ndjerë kuptuam se na kishte marrë malli vërtet për zërin e Pirro Çakos dhe muzikën e tij.

Bashkëpunimi me Elvana Gjatën në krijimin e albumit “3” një vit më parë solli vargjet dhe muzikën e mrekullueshme të Pirro Çakos, por u desh një baladë me Xhensila Myrtezajn që ai t’i rikthehej fuqishëm muzikës si kantautor, me talentin që nuk i shteron kurrë.

Për këngën “Sekreti im”, Pirros iu deshën 3 vite punë dhe e besojmë këtë kur dëgjojmë vargjet e ndjera mbi dashurinë, që i burojnë nga thellësia e zemrës dhe tashmë nuk janë më një sekret! Kënga kushtuar dashurisë sjell ato ndjenjat e rralla që përjetohen kur do vërtet, me mornicat, fluturat dhe 1001 mendimet që të tundojnë:

“Në hapësirën time më intime

Ku veç Zotit s’hyn njeri

Rreze dielli je për mua vetëm ti,

Po mi ngroh të gjitha dhomat

Në çdo cep të zemrës sime

Ma tundove me 1001 mendime..”

Vetë Pirro e cilësoi rikthimin si kantautor pas 7 vitesh, si të vonë, por kot nuk thonë, “më mirë vonë sesa kurrë!”

Teksa shohim sesa shumë është shpërndarë kjo këngë nga artistët dhe adhuruesit e muzikës, mund të themi se rikthimi i Pirro Çakos ishte ai që i duhej muzikës shqiptare në një kohë që po prodhohet më tepër material për t’u parë, sesa për t’u dëgjuar.

Në një reagim të tijin në Instagram, një ditë pas publikimit të këngës, kantautori Pirro Çako ka folur për rikthimin dhe ka falënderuar bashkëpunëtorët Xhensila Myrtezaj dhe Darko Dimitrov:

“Sekreti im është kënga që më rikthehu pranë jush pas 7 vitesh si kantautor. Më mirë vonë, sesa kurrë!

Falenderoj përzemërsisht @xhensilamyrtezaj , që me zërin e saj i dha emocion dhe e zbukuroi akoma edhe më shumë këtë këngë. Gjithashtu falenderoj @darkodimitrov që ndër vite ka qenë faktor determinant në projektet e mia”.

Ndërsa ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të të falenderojmë ty Pirro, që na kujton se muzika në Shqipëri është e bukur dhe ne jemi të bekuar!

https://www.youtube.com/watch?v=xZWvueiHfaU

Të këshilluara

Pasuria nuk ka limite për Nicki Minaj

Pasuria nuk ka limite, por një tavan me yje po. Ky është detaji më i fundit që Nicki Minaj i ka vënë makinës së re që sapo ka blerë. Reperja postoi një v...

16:40

'Deadpool', ndalohet në Marvel

Sipas fansave, “Once Upon a Deadpool” është një rimontazh i “Deadpool 2” me një klasifikim PG-13 (i ndaluar për të miturit nën 13 vjeç jo të shoqëruar), një pro...

15:07

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI