Flash

Pas publikimit të videove intime, reagon Nicole Scherzinger

Lapsi.al 4 March 2019
Pas publikimit të videove intime, reagon Nicole Scherzinger

Pak javë më parë në rrjetet sociale u përhap një video intime mes dy ish-partnerëve, Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton

. Videoja i përkiste shumë viteve më parë, gjatë kohës që ata të dy ishin në një lidhje me njëri-tjetrin. Nicole ka folur për herë të parë dhe duket se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i personave që kanë publikuar videon. “Sinqerisht nuk e kuptoj pse një person do ta bënte diçka të tillë ose përse do ta publikonin”, – i ka thënë Nicole Elton John sipas “The Sun”. Një burim ka treguar për tabloidin britanik se Nicole ndjehet e dhunuar dhe e cilëson publikimin e videos si diçka ofenduese për të. “Ajo dëshiron të ruajë një profil të ulët publik këto kohë, të mbajë kokën poshtë dhe të vazhdojë punën e saj”, – ka thënë i njëjti burim. Gjithashtu është mësuar se këngëtarja ka kërkuar ndihmë ligjore për fshirjen e videos nga interneti. Kujtojmë se Nicole dhe Lewis kanë qenë në një lidhje romantike me njëri-tjetrin nga viti 2007-2015.

Të këshilluara

Zbulohen dy moderatorët e rinj të Portokalli

Regjisori i njohur Altin Basha ditën e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”, prej ku rrëfeu se sezoni i ri në “Portokalli” do të ketë ndryshime dh...

10:57

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI