Flash

Ava Max pohon origjinën shqiptare në emisionin italian

Lapsi.al 4 March 2019
Ava Max pohon origjinën shqiptare në emisionin italian

Ava Koçi, e njohur me emrin e artit Ava Max, po kthehet në një nga këngëtaret më të dashura për muzikën në Britaninë e Madhe dhe jo vetëm. Këngëtarja me origjinë shqiptarë bëri shumë bujë veçanërisht pas këngës së fundit “Sweet but psycho”.

Ajo ishte dje një prej të ftuarve në “Rai Uno”, ku performoi hitin e saj: Pas kësaj Ava Max pati një bisedë më moderatorin Fabio Fazio, i cili theksoi se këngëtarja e njohur ka origjinë shqiptare dhe ajo e pohoi.

“Ka shumë këngëtare shqiptare që po bëhen të famshme në botë. Më pëlqen ta them sepse Shqipëria është shumë afër nesh dhe shumë shqiptarë na ndjekin në ‘Rai Uno’. Mund t’i përshëndesësh”, iu drejtua moderatori.

“Përshëndetje shqiptarë, ju dua shumë”, tha Ava Max.

Këngëtarja 23-vjeçare ka lindur më 16 shkurt të 1996-s në Wisconsin të SHBA-ve, me prindër emigrantë nga Shqipëria. Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka publikuar këngët e njohura si, “My Way”, “Not your Way”, etj.

Të këshilluara

Ndërron jetë muzikanti i huaj

Keith Flint, i famshëm për hitin e viteve `90 “Firestarter”, u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në moshën 49-vjeçare. Performancat energjike dhe flokët në sti...

14:19

Kylie Jenner zëvendëson Jordyn me...

Shoqja e saj e ngushtë, Jordyn Woods, beson se miqësia e tyre është kthyer si më parë dhe është hedhur pas krahëve puthja e saj me Tristan Thompson. Por nga ...

13:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI