Flash

Skandal tek Schalke 04, tifozët i heqin shiritin e kapitenit Stambouli

Lapsi.al 3 March 2019
Skandal tek Schalke 04, tifozët i heqin shiritin e kapitenit Stambouli

Nuk ka fund kriza e Schalke 04, që humbet 4-0 në shtëpi kundër Fortuna Dusseldorf, duke shkaktuar tërbimin e tifozëve. Në përfundim të fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, një grup ultras ka zbritur në fushë e ka detyruar Benjamin Stambouli në lot të heqë dhe të dorëzojë shiritin e kapitenit. Tekniku, Domenico Tedesco, që është një hap larg shkarkimit, ka shkuar tek tifozët për të kërkuar ndjesë për gjendjen e skuadrës. "Një skuadër pa jetë" ka thënë ai në konferencë për shtyp.

Ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore e Schalke, që ka një këmbë jashtë edhe në Champions League pas disftaës në shtëpi kundër Manchester United. Në harkun e pak muajve, skuadra e Tedesco ka kaluar nga yjet nën tokë e tani duhet të luftojë fort për të mos u rrëzuar. Kundër Dusseldorf, Stambouli e të tjerët prekën fundin e tani trajneri rrezikon shkakrkimin, edhe pse fjalët e tij në fund të ndeshjes ishin një dorëzim. "Kemi bërë një punë të dobët, ishim pa jetë, të padurueshëm, shumë nervozë, kemi humbur shumë topa, ishim bosh. Luajtëm një ndeshje për mbijetesë por thjesht nuk luftuam sa duhet" ishte komenti që vlen dorëheqjen e teknikut të Schalke 04.

https://www.youtube.com/watch?v=c9kRTIcmlhQ

Të këshilluara

Video/ Lazio dyfishon kundër Romës

Derbi po shkon në mënyrën e duhur për Lazion. Në Olimpico skuadra e Simone Inzaghi ka shënuar golin e dytë përballë Romës, fale një 11 metërëshi. Ciro Immobile ...

22:08

Video/ Lazio në avantazh në derbi

Lazio nuk ka ndërmend të dorëzohet në objektivat europiane, e për më tepër që të fitosh derbin me Romën ka tjetër domethënie. E pikërisht skuadra e Simone Inzag...

20:59

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI