Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ Efekti derbi, golat e Ramës dhe paralajmërimi i Kukësit: titulli është më i hapur se kurrë

Lapsi.al 2 March 2019
Video/ Efekti derbi, golat e Ramës dhe paralajmërimi i Kukësit:

Partizani kishte një derbi për të fituar dhe në pamundësi, me atë 0-0 të fiksuar në Selman Stërmasi me Tiranën, të gjithë të kuqtë, trajner e president, shprehën keqardhjen për rezultatin si të ishte një humbje. E pra, pikët kishin shkuar 9 për momentin e, edhe nëse fitonte Kukësi, ashtu si ndodhi 6 duhet të ishin mjaftueshëm për të mos u nervozuar. Por Partizani parashikonte dicka tjetër: karikimin e Bluve, kalendarin e vështirë dhe... Valdet Ramën. Sulmuesi anësor po merr minutat që i duhen për të bërë diferencën: mjafton të shohësh golin e minutës së 94, që likuidoi 3-0 Luftëtarin, për të kuptuar se cfarë arme të rëndësishme do të përdorin kuksianët në javët e mbetura. E të mendosh që nga pankina, dy gola radhazi kosoavri i ka shënuar.

Pika tjetër është ajo e besimit që do ti jepte Kukësit rikuperimi i dy pikëve ndaj Partizanit. Skuadra e Cungut shkatërroi plotësisht sistemin organizativ të Julian Ahmatajt, duke marrë një fitore që u duk e lehtë në fushë. Por për të kuptuar sa vlerë ka, mjafton statistika se kjo ishte humbja e parë e teknikut Ahmataj, që kur është ulur në pankinën e gjirokastrite.

E jemi në 6 pikë tani, me golat e Limajt e Dzarias përpara se Rama të vuloste suksesin. Duken shumë, por jo dhe aq: kalendari është akoma në favor të Kukësit, që duhet të luajnë në transfertë me Skënderbeun e 8 humbjeve në 9 ndeshjet e fundit, pa llogaritur sfidën në Niko Dovana. Ndërsa Partizani duhet të tregojë veten, pikërisht kundër vendit të tretë në renditje, që me një humbje në ndeshje direkte heq dorë praktikisht nga titulli, gjë që bregdetarët e presidentit Hasanbelliu nuk duan ta bëjnë, të paktën jo kaq shpejt.

 

Të këshilluara

Video/ Cagliari trondit Interin

Në ndeshjen hapëse të javës së 26 të Serie A, Cagliari befason Inter me golin e shënuar në minutën e 32. Luca Ceppitelli ka thyer prapavijën zikaltër dhe portie...

21:09

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI