Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Video/ City merr kreun, United merr vendin e katërt në frymën e fundit: Arsenal befasohet nga Kane e Aubameyang

Lapsi.al 2 March 2019
Video/ City merr kreun, United merr vendin e katërt në frymën e

Mjafton një gol për të përmbysur renditjen në Premier League e për ti dhënë Manchester City mundësinë e parakalimit të Liverpool, ndonëse të Kuqtë kanë për ta luajtur ndeshjen e tyre. Pasditë e madhe për Manchester në fakt, sepse pas golit të Mahrez që vendosir fitoren e Citizens në transfertën e Bournemouth, edhe United i është gëzuar triumfit në frymën e fundit 3-2 kundër Southamptonit. Tre pikë mjaft të rëndësishme për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, që ngjitet në vendin e katërt në renditje, duke kaluar pikërisht Arsenal dhe duke u vënë në ndjekje të Tottenham, që nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në derbin e Londrës.

https://clips.clippit.tv/vbxela/360.mp4

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer rrezikoi të pësonte humbjen e parë në kampionat, që kur norvegjezi ka mbërritur në Old Trafford, kur në minutën e 26-të Southampton shënoi në mënyrë befasuese me Valery. Natryrisht nuk është e thjeshtë të shënosh e të ruash rezultatin kundër “Djajve të kuq" dhe Southampton e provoi kur brenda gjashtë minutash United përmbysi gjithcka me Andreas Pereira dhe Romelu Lukaku.

https://clips.clippit.tv/zekrdp/360.mp4

https://clips.clippit.tv/bynqmd/360.mp4

Dramatike sfida në Old Traford me barazimin e minutës së 75 nga James Ward-Prowse dhe golin vendimtar dy minuta nga fundi të Lukaku, që zgjidhi ndeshjen dhe i dha vendin e katërt, me 58 pikë, një përpara Arsenal dhe dy pas Tottenham, me londinezet që i bënë keq njëra tjetrës në derbin e Londrës.

https://clips.clippit.tv/mnqkap/360.mp4

Topcinjtë ëndërruan fitoren me Spurs në Wembley, për ti shkuar -1 në renditje, por në fund duhet të kënaqen me një 1-1 të hidhur. Avantazhi i Arsenal ka firmën e Aaron Ramsey, që finalizoi bukur kundërsulmin e minutës së 16'. Tottenham u lodh shumë për të gjetur barazimin në të 74' me një penallti të transformuar nga Harry Kane, që krijoi dëshpërim tek Unai Emery, për shkak se sulmuesi sihte ne pozivion jashtë loje në nisjen e aksionit. E megjithatë dëshpërimin më të madh tekniku e ka me sulmuesin e tij Pierre-Emerick Aubameyang, që në minutën e 91 fitoi një penallti, por u hipnotizua përballë Lloris.

England - Premier League

Tottenham Hotspur 1 - 1 Arsenal

AFC Bournemouth 0 - 1 Manchester City

Brighton & Hove Albion 1 - 0 Huddersfield Town

Burnley 1 - 3 Crystal Palace

Manchester United 3 - 2 Southampton

Wolverhampton Wanderers 2 - 0 Cardiff City

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI