Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Lajme të këqija për Partizanin: Idrizaj thyen gjurin dhe mbyll sezonin

Lapsi.al 2 March 2019
Lajme të këqija për Partizanin: Idrizaj thyen gjurin dhe mbyll

Partizani ka barazuar 0-0 në derbin me Tiranën, duke ruajtur pathyeshmërinë në sfidat me bardheblutë, por ka humbur mbrojtësin e majtë Hektor Idrizaj. Vlonjati është dëmtuar rëndë në fushë dhe është dërguar menjëherë në spital, për qartësime të mëtejshme. Idrizaj, aktualisht gjendet i shtruar në ambjentet e spitalit "Amerikan 3" dhe pas rezonancës magnetike ka rezultuar të ketë pësuar thyerje të kupës së gjurit të djathtë dhe duhet ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Idrizaj ka lënë fushën e lojës pas një kontrasti të fortë, duke u zëvendësuar nga Kalari. Stafi i Partizani e ka vizituar mbrojtësin për ti dhënë mbështetjen e tyre, por kohët e rikuperimit janë të gjata, bëhet fjalë për rreth 5 muaj, gjë që praktikisht e ka mbyllur sezonin për lojtarin. Gjithësesi kohët e sakta të rikuperimit do të konfirmohen pas kontrolleve të tjera, që do të bëhen për gjurin e lojtarit.

Idrizaj është aktivizuar në derbi, duke qenë se Trashi ishte skualifikuar, por ka qenë një ndeshje e pafat për mbrojtësin e majtë, të ardhur nga Kamza.

 

Të këshilluara

Video/ Cagliari trondit Interin

Në ndeshjen hapëse të javës së 26 të Serie A, Cagliari befason Inter me golin e shënuar në minutën e 32. Luca Ceppitelli ka thyer prapavijën zikaltër dhe portie...

21:09

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI