Flash

Vazhdojnë akuzat për abuzim seksual nga Michael Jackson

Lapsi.al 1 March 2019
Vazhdojnë akuzat për abuzim seksual nga Michael Jackson

Në një intervistë për BBC, dy burra kanë pohuar se janë abuzuar nga Michael Jackson qindra herë.

Wade Robson tha se këngëtari abuzoi seksualisht me të nga mosha 7 vjeçare dhe u përpoq ta përdhunonte kur ishte 14 vjeç.

Gjithashtu James Safechuck tha se Mbreti i Popit abuzoi seksualisht me të nga mosha 10 deri në 14 vjeç.

Familja e Jackson thotë se nuk ka asnjë dëshmi që provon pretendimet e tyre.

36-vjeçari Robson dhe 40-vjeçari Safechuck folën gjithashtu në dokumentarin për Michael Jackson, “Leaving Neverland”.

Të pyetur sesa herë kishte ndodhur abuzimi, ata u shprehën qindra herë.

Robson tha: “Sa herë që isha me të, sa herë që qëndroja me të, ai abuzonte me mua.”

Ai u shpreh se këngëtari e përkëdhelte, i prekte trupin dhe e detyronte ta shikonte ndërsa kryente akte seksuale.

Dhe pastaj, kur ishte 14 vjeç, Jackson sipas tij u përpoq ta përdhunonte.

Sipas Robson, Michael e kishte bërë të mendonte se ata ‘e donin njëri-tjetrin dhe kjo isha mënyra sesi ia tregonin dashurinë e tyre.”

“E gjithë kjo ishte e tmerrshme për mua,”-tha ai.

Ndërsa Safechuck tha se abuzimi i tij filloi kur Jackson e mësonte sesi të kryente akte seksuale kur ishte vetëm 10 vjeç.

Më pas, sipas tij, kjo u pasua nga abuzimi dhe akte të tjera seksuale.

Të këshilluara

Dua Lipa tregon projektet e reja (FOTO)

Dua Lipa është duke u kthyer në një nga emrat kryesorë të muzikës pop në gjithë botën. Siç duket këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ka lajmëruar pak ...

17:16

Publikohet data e premierës së Aquaman 2

Aquaman 2” ka një datë premiere…”Warner Bros” njoftoi se vazhdimi i filmit me protagonist Jason Momoa në rolin e Arthur Curry do të vijë në kinematë amerikane m...

15:57

Dua Lipa sundon radiot me 'New Rules'

“New Rules” e Dua Lipës dhe kënga e Khalid dhe Normani “Love Lies” kanë qëndruar të dyja nga 45 javë në klasifikimin pop radiofonik të “Billboard”, duke arritur...

15:12

Beren Saat, drejt divorcit

Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu. Nga lajmet që qarkullojnë bëhet me dije, se tashmë vendimi është drejt finalizimit megjit...

14:38

Mbyllen 53 dyqane të Victoria's Secret

Marka e famshme e modës Victoria’s Secret do mbyllë 53 dyqane të tjera këtë vit. Njoftimi erdhi pas në vitin 2018 u mbyllën 30 dyqane të markës së të brendsh...

14:23

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI