Flash

Samiti i diasporës/ Rama nën strehën e liderit nacional

Lapsi.al 1 March 2019
Samiti i diasporës/ Rama nën strehën e liderit nacional

Edi Rama e ka shfrytëzuar samitin e dytë të diasporës që po mbahet në Tiranë për të kuruar imazhin e tij si lider i të gjithë shqiptarëve. Pasi ka bërë më parë propozime në kufijtë e tezave nacionaliste, si një bashkim me Kosovën nëse BE i refuzon shqiptarët (video poshte), pasi ka mbrojtur taksën 100% për produket serbe si një klithmë simbolike që do të tërheqi vëmendjen ndaj një padrejtësie, pasi ka bërë thirrje për një president i përbashkët për të dy pjesët e ndara të kombit, Rama është kujdesur këtë të premte të flasi në emër të të gjitha shteteve ku banojnë shqiptarë në rajon.

Lexo më tej:

Rama në Kuvendin e Kosovës: Një president i përbashkët, si simbol të unitetit kombëtar

https://youtu.be/uIhBHjhoDto

Kryeministri e ka filluar me Maqedoninë, duke përmenduar atë që nacionalistët maqedonas e quajnë si “Platforma e Tiranës”, pra ndërhyrja e qeverisë shqiptare në ndryshimin e pushtetit në Shkup. Ai tha se pa shqiptarët Maqedonia e Veriut nuk do të realizonte dot marrëveshjen e Prespës dhe pa ata nuk do të hynte dot nesër në NATO dhe BE.

Ai i bëri gjithashtu thirje shqiptarëve të Malit të Zi të bashkojnë të gjitha forcat politike për të fituar zgjedhjet në komunën e re të Tuzit. “Armiku më i madh i shqiptarëve është ndarja mes tyre. Sa herë bëhemi bashë ne jemi të pamundshëm” tha kryeministri.

Dhe si për të përmbushur kuarrin gjeogarafik ai kaloi edhe në Kosovë ku nuk humbi rastin për të përkrahur aventurën e Hashim Thaçit për një marrëveshje me ndryshim kufijsh. Ai ritheksoi tezën tashmë të vjetër (dikur i kishte quajtir gomerë) se çështjen shqiptare e dëmtojnë ata që e etiketojnë Thaçin si tradhëtar.

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Pra edhe një herë më shumë Rama e shfrytëzoi këtë ngjarje për të veshur me pahir kostumin e një lideri mbarëshqiptar. I ndërgjegjshëm se karburanti i brendshëm po i mbaron, se ka dështuar në ndërtimin e një shoqërie të aftë të bëjë shtet, të luftojë krimin, të sigurojë zgjedhje dhe të sjellë investime të huaja, Rama e di se e vetmja shpresë që i ka mbetuar është të pompojë narrativën e liderit suprem patriotik. Prandaj ai shpërndau në fjalimin në samit këshilla për shqiptarët e të gjitha trojeve, në pritje të një marëveshje të mundshme Kosovë –Serbi, që do ti hapte rrugë retorikës së bashkimit. Të vetmes kartë që i ka mbetur Edi Ramës për tu ricikluar në politike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI