Flash

Psikologët shpjegojnë pse rrjeti “ra në dashuri” me marrëdhënien mes Gaga dhe Cooper

Lapsi.al 1 March 2019
Psikologët shpjegojnë pse rrjeti “ra në dashuri” me

Performanca e Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper në skenën e “Dolby Theatre” gjatë ndarjes së çmimeve Oscars mori më shumë vëmendje se këto të fundit. Interpretimi në duet i këngës së filmit në të cilin ata janë protagonistë “A star is born” zbuloi atë që në mediat sociale u komentua si kimi e fortë mes dy njerëzve, madje pati disa të tjerë që e lexuan gjuhën e tyre të trupit si një deklaratë të mirëfilltë dashurie.

Por psikologët e lexojnë ndryshe tërheqjen mes dy yjeve dhe impaktin që ka ajo te njerëzit. Për pr. dr. Andrea Goeglin, psikolog, i gjithë ky interes për “elektricitetin” mes Gaga-s dhe Cooper-it në fakt i ka rrënjët diku tjetër.

“Nuk ka të bëjë me Gaga dhe Cooper. Njerëzit projektojnë te ata atë çfarë duan në jetën e tyre, atë që u mungon. Dinamika Gaga-Cooper na kujton se si është kimia mes dy njerëzve, kështu që me kënaqësi kanë tendencën të thellohen në këtë temë. Kur kësaj i shtohet një person i tretë (Irina Shayk), tema bëhet akoma më tronditëse”, thotë ai. Por për Natalie Elisha Gold, aktiviste e të drejtave të grave, mënyra si po komentohet trekëndëshi Gaga-Cooper-Shayk është frustruese. “Është frustruese që pas lëvizjeve si Times Upp dhe Metoo, ne i kthehemi modelit regresiv, me të cilin godasim një grua përballë një tjetre, për hir të një mashkulli. Nuk duhet të nxisim narrativën sipas të cilës gratë janë në garë me njëra-tjetrën dhe në bazë të gjithë kësaj qëndron dëshira për t’i rënë në sy një mashkulli”, thotë ajo.

Të këshilluara

Publikohet data e premierës së Aquaman 2

Aquaman 2” ka një datë premiere…”Warner Bros” njoftoi se vazhdimi i filmit me protagonist Jason Momoa në rolin e Arthur Curry do të vijë në kinematë amerikane m...

15:57

Dua Lipa sundon radiot me 'New Rules'

“New Rules” e Dua Lipës dhe kënga e Khalid dhe Normani “Love Lies” kanë qëndruar të dyja nga 45 javë në klasifikimin pop radiofonik të “Billboard”, duke arritur...

15:12

Beren Saat, drejt divorcit

Beren Saat ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj Kenan Dogulu. Nga lajmet që qarkullojnë bëhet me dije, se tashmë vendimi është drejt finalizimit megjit...

14:38

Mbyllen 53 dyqane të Victoria's Secret

Marka e famshme e modës Victoria’s Secret do mbyllë 53 dyqane të tjera këtë vit. Njoftimi erdhi pas në vitin 2018 u mbyllën 30 dyqane të markës së të brendsh...

14:23

Angelina Jolie largon Brad Pitt nga fëmijët

Angelina Jolie i kaluar këto pesë muajt e fundit duke kërkuar kolegjin e përshtatshëm për të birin 17-vjeçar Maddox. Ndonëse të pestë fëmijët kanë atësinë e ...

13:53

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI