Flash

“Duhet shumë më tepër për të më prishur gjumin”: derbi i Londrës i kthen prepotencën Maurizio Sarri

Lapsi.al 28 February 2019
“Duhet shumë më tepër për të më prishur

"Zërat për shkarkimin? Duhet shumë më tepër për të më prishur gjumin. Fle i qetë". Fjalët e thëna mbi pankinën në rrezik, nuk e shqetësojnë teknikun e Chelsea Maurizio Sarri. "Kam folur me shoqërinë e më thanë se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që shkruhen, duhet ti besoj – ka deklaruar ish-Napoli pas 2-0 kundër Tottenham në Premier League - Kepa? Bëri një gabim dhe vuajti pasojat, por nuk është se duhet ta vrasim tani".

Sarri e përjashtoi Kepa nga formacioni titullar kundër Spurs, duke hedhur në fushë Caballero. "Ishte një mesazh për grupin, jemi një skuadër, jo 25 futbollistë. Nëse do të kthehet titullar në ndeshjen e ardhshme? Të shohim...".

Italiani ka bërë edhe një bilanc të shpejtë të situatës së Chelsea, duke e vënë theksin tek kalendari i vështirë, që nuk i ka dhënë një dorë në këtë moment delikat: "Ishte një muaj i vështirë, por është edhe e vërtetë që patëm një kalendar shumë të vështirë. Në dy tre ndeshjet e fundit treguam se po ringjitemi, gjetëm soliditetin difensiv dhe kjo është një hap i rëndësishëm përpara".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI