Flash

Tronditet Juventus, Ronaldo dëmtohet në kavilje: CR7 mungon në Napoli për të mos rrezikuar Atletico

Lapsi.al 27 February 2019
Tronditet Juventus, Ronaldo dëmtohet në kavilje: CR7 mungon në

Cristiano Ronaldo mund të mungojë në transfertën në Napoli për shkak të një problemi në kaviljen e majtë. Kampioni i Juventus është stërvitur individualisht dhe do ti nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme, por ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje në San Paolo mund ta shohë nga shtëpia, për të mos rrezikuar - duke patur parasysh diferencën e sigurtë në kampionat - në vigjilje të ndeshjes së kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League kundër Atletico Madrid.

"Bardhezinjtë kanë punuar pasdite - shkruhet në komunikatën zyrtare të Juventus - duke përballuar një fazë të parë atletike, për tu stërvitur më pas me topin. Qarkullim, sponde, administrim i zotërimit të topit, konkluzione, por edhe veprime mes hapësirave: këto ishin disa nga elementët me të cilët skuadra e Allegri u përqendrua. Kanë punuar të vecuar Douglas Costa e Cristiano Ronaldo. Për CR7 janë parashikuar kontrolle të hollësishme për një goditje në kaviljen e majtë, të pësuar në ndeshjen me Bolonjën".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI