Flash

Reagon për herë të parë Khloe Kardashian pas skandalit të tradhëtisë

Lapsi.al 27 February 2019
Reagon për herë të parë Khloe Kardashian pas skandalit

Pasi Tristan Thompson tradhtoi Khloé Kardashian me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, shumica prej nesh me shumë gjasë ka qenë në pritje të një reagimi nga bukuroshja Khloé.

Dhe ajo që prisnim, sapo ka ndodhur. Pas skandalit të tradhtisë, Kardashian reagoi publikisht përmes një statusi në rrjetin social Twitter dhe në pak fjalë arriti të thoshte gjithçka:

“Dua që ju të dini se ju vlerësoj. Kam qenë duke lexuar çka keni shkruar dhe me të vërtetë ato janë një bekim për mua. Ju dua. Faleminderit! Faleminderit! Do të kthehem kur të jem në gjendje të flas me të gjithë ju. Deri atëherë mos harroni të jeni të mirë me njëri tjetrin.”

Si duket ajo është mjaft e mërzitur dhe ende nuk ka mundur të marrë veten nga gjithë çfarë ndodhi. Dhe me të drejtë!

Për ata që e kanë humbur si informacion… Tristan dhe Jordyn janë parë duke u puthur në një festë. Ajo ka reaguar duke thënë që ka qenë nën efektin e alkoolit.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Tristan e tradhton Khloé-n. Vitin e kaluar ai u filmua duke u puthur me dy femra, pak ditë përpara se Khloé të lindte vajzën e saj, True.

Të këshilluara

Elvana Gjata gati për klipin e ri (FOTO)

Ndërsa dje publikoi një foto me hashtagun “Sa shumë të paskam dasht”, sot fillimisht këngëtarja tregoi një video 7 sekondash në Insta Story, që duket se është s...

18:58

Beren Saat, sakrifica për rolin e ri

Beren Saat së shpejti do të luaj një rol të ri, në të cilin supozohet se ka fuqi magjike. Roli i saj duket se do të ketë mjaft ngarkesë emocionale dhe psikologj...

17:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI