Flash

Kë personazh publik thumboi Greta Koçi nëpërmjet Instagram

Lapsi.al 27 February 2019
Kë personazh publik thumboi Greta Koçi nëpërmjet Instagram

Në daljet mediatike, këngëtarja Greta Koçi është mjaft diskrete kur flet për jetën e saj private.

Mirëpo kur bëhet fjalë për ndjekësit e saj në Instagram, Greta bëhet paksa më tolerante.

Shpeshherë ajo iu jep atyre mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme rreth jetës private dhe pothuajse gjithmonë Greta e ka një përgjigje për ta. Madje në disa raste jep edhe përgjigje me detaje dhe mjaft të thelluara.

Ndërkohë, së fundmi, një nga ndjekësit e ka pyetur: “Cila këngëtare e Kosovës mendon ti që s’ka fare vesh për muzikë? Emrin të lutem.”

Përgjigja e Gretës është mjaft diplomate: “Gjersa është bërë e njohur dhe gjersa ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund ta gjykojmë dhe t’i themi se s’ka vesh muzike.”

Pas kësaj, ajo vijoi sërish me përgjigjen e saj: “Pyetja mund të ishte: Cila nga “modelet”, “prezantueset”, “Miss- et” është bërë këngëtare dhe pse s’ka lidhje me këngën?! Kësaj pyetje ja jepni ju vetë përgjigjen, se janë aq shumë dhe aq të dukshme sa ia bëjnë muuuu!”

Me kë e ka vallë Greta? Ajo nuk përmendi emra konkretë, mirëpo janë të shumta në numër modelet apo prezantueset shqiptare të cilat përpos profesionit të tyre, kanë lëvruar talentin në një tjetër fushë, në atë të muzikës.

Të këshilluara

Dua Lipa, imazh i Pepe Jeans (VIDEO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, fituese e dy çmimeve Grammy, ka shënuar një tjetër sukses së fundmi, duke u përzgjedhur imazhi i markës së njohur të...

15:50

Klohe tregon përjetimin e tradhëtisë

Tradhëtia e Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ka shkaktuar reagime të shumta. Jo vetëm fansat, por ed...

14:15

Kjo është e dashura e re e Lewis Hamilton

Modelja Cindy Kimberly është bërë e njohur pasi Justin Bieber publikoi një foto të sajën në “Instagram” në vitin 2015. Së fundmi, përflitet se ajo është në lidh...

13:02

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI