Flash

Katy Perry rrëfen propozimin që mori nga Orlando Bloom

Lapsi.al 27 February 2019
Katy Perry rrëfen propozimin që mori nga Orlando Bloom

Fejesën e tyre e mësuam vetëm përmes një fotoje të unazës. Por historia që fshihet pas propozimit është akoma më romantike dhe qesharake.

Në Ditën e Shën Valentinit aktori Orlando Bloom i propozoi këngëtares Katy Perry dhe kjo ndodhi në një helikopter.

“Shkuam për një darkë dhe mendova se do të shihnim më pas ndonjë art, por hipëm në një helikopter”, tha këngëtarja për Jimmy Kimmel.

Nga atje, çifti fluturoi mbi Los Angeles, por gjërat nuk kishin shkuar siç ishin planifikuar nga aktori i famshëm.

“Pjesë më qesharake është se kishim shampanjë në helikopter dhe kutia e unazës ishte në xhep dhe ai kishte shkruar gjithçka që donte të thoshte në një copëz letre. Ai e nxori jashtë unazës, ndërsa unë po lexoja letrën, por dëgjoj shishen e shampanjës që bie poshtë dhe thyhet. Ai tenton të nxjerri unazën, kutia e së cilës është shumë e madhe për xhepin e palltos, që më pas shkepet”, tregon këngëtarja.

Pavarësisht kësaj ajo u shpreh se çdo gjë shkoi shumë mirë. Helikopteri u ul diku në qendër të qytetit, ku familja dhe miqtë e këngëtares po e prisnin.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2016, por u nda në mars të vitit 2017-s, për t’u rilidhur sërish në fillim të vitit 2018.

Të këshilluara

Elvana Gjata gati për klipin e ri (FOTO)

Ndërsa dje publikoi një foto me hashtagun “Sa shumë të paskam dasht”, sot fillimisht këngëtarja tregoi një video 7 sekondash në Insta Story, që duket se është s...

18:58

Beren Saat, sakrifica për rolin e ri

Beren Saat së shpejti do të luaj një rol të ri, në të cilin supozohet se ka fuqi magjike. Roli i saj duket se do të ketë mjaft ngarkesë emocionale dhe psikologj...

17:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI