Flash

Zbulohet plani i Jordyn Woods që bëri me Tristan

Lapsi.al 26 February 2019
Zbulohet plani i Jordyn Woods që bëri me Tristan

Pasi Jordyn Woods u kap duke flirtuar me partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson, i gjithë interneti është kuriozë të di se çfarë po ndodh mes saj dhe shoqes Kylie Jenner.

Mesa duket Jordyn është duke kërkuar falje, por nuk po bën asgjë për ta ndrequr situatën.

“Historia e saj ka ndryshuar paksa dhe duket sikur po ‘gërmon’ më thellë brenda vetes. Ka kaluar një javë që nga historia dhe të gjithë mendojnë se ajo donte të shkonte me Tristan, por thjesht nuk e mendoi që do ta kapnin”, thotë një burim i afërt me të për “People”.

Ndërsa Kylie nuk është e bindur nëse e do apo jo Jordyn pranë vetes. Fillimisht u tha që motra Jenner do ta largonte shoqen nga jeta e saj, por dikush tjetër pohoi se ato ishin të pandara dhe kjo do të ishte e pamundur.

Nga ana tjetër Jordyn sqaroi se ishte shumë e dehur kur ndodhi situata dhe nuk mbante mend asgjë.

Të këshilluara

Berguzar Korel, gati për fëmijë të dytë

Aktorja ka përfunduar së fundmi xhirimet për filmin e saj të radhës. Siç dihet, Berguzar Korel është mamaja e një djali të vogël, por megjithatë ajo ka një dësh...

13:08

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI