Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Rebelimi i kushton Kepa 220 mijë euro: Sarri mbetet... nën vëzhgim

Lapsi.al 26 February 2019
Rebelimi i kushton Kepa 220 mijë euro: Sarri mbetet... nën

Një javë rrogë për bamirësi. Kjo është gjoba që Chelsea ka vendosur për portierin e tij, Kepa Arrizabalaga, për faktin se refuzoi zëvendësimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Ligës humbur me penallti kundër Manchester City. Spanjolli doli kundër vendimit të trajnerit, Maurizio Sarri, duke marrë një fature për tu paguar prej 220.000 euro.

"Bëra një gabim të madh në mënyrën se si e administrova situatën", tha në një komunikatë për shtyp portieri spanjoll 24 vjecar, që mbërriti në Londër verën e kaluar për shumën e 80 milionë euro. "Do të mësoj nga ky episod e do të pres cfarëdo dënimi ose sanksioni", kishte shtuar ai duke kërkuar ndjesë për sjelljen te dielën në fushën e lojës.

"Më kërkoi ndjesë mua, shokëve dhe klubit", shtoi Sarri, pozicioni i të cilit mbetet ende në fije të perit. E nesër për Blues, një tjetër ndeshje delikate, ajo kundër Tottenham: për ish-teknikun e Napolit, një tjetër test, me shumë mundësi vendimtar për pankinën e tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI