Flash

Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj Ramës

Lapsi.al 26 February 2019
Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj

Fraza e Pandeli Majkos, që bëhet gati sapo ka ndonjë krizë brenda familjes së tij politike: “Pse liderët na tradhëtojnë rrugës së pushtetit”, nuk qe as një lapsus as një rastësi. Brenda radhëve të të majtëve, atyre që në Shqipëri i ka mbajtur të bashkuar me njëri- tjetrin një antisaliizëm gati patologjik, po vihet re kohët e fundit një lloj zhgënjimi dhe lodhje me Edi Ramën. Nuk janë një apo dy zëra, por po krijohet një bashkësi, që nuk duan asesi kthimin e PD-së në pushtet, por ndihen të lodhur, të tradhëtuar dhe të zhgënjyer nga përralla e Rilindjes.

Jo më larg se dje, një socialist i orëve të para, që militantët e viteve ’90 e mbajnë mend të ndeshej me presidentin autokrat Berisha në konferencat e shtypit, si gazetar i Zërit të Popullit, Hamdi Jupe, ish deputet i PS-së, në një editorial shkruar për Panorama i bënte thirrje Ramës të largohej: “Të shkojë Edi të pushojë ca kohë në vilën e tij në Surrel, pse të mos shkojë? Të bëjë atje piktura dhe ekspozita. Të luajë atje basketboll dhe të mbjellë edhe një kërpudhë betoni te shtëpia e tij. Le që, atje kërpudhat mbijnë vetë, nuk ka nevojë t’i mbjellësh. Kështu do të freskohet nga ajri i pastër dhe do t’i vijë mendja në vend Edit”.

Natyrisht për Jupen as që mendohej një rotacion pushteti. Sado i madh zhgënjimi, ai propozonte një tjetër shef qeverie nga PS: “Ka ardhur koha që në Partinë Socialiste të mendohet për një kryeministër të ri. Të mendohet, thashë. Ka një përvojë në këtë drejtim. Gjatë qeverisjes tetëvjeçare 1997- 2005, Partia Socialiste ndërroi gjashtë herë Kryeministrin: Fino, Nano, Majko, Meta, Majko, Nano. Të gjithë ishin socialistë. Dhe në fund të mandatit në vitin 2005, rritja ekonomike në vend ishte 6 për qind. Mos vallë duhet mësuar nga kjo përvojë? Përvojë socialiste është”.

Shpërthimi i një socialisti/ PS ka nevojë për një kryeministër të ri

Në fakt shkrimi i ish gazetarit të “ZP” ishte një mbështetje për qëndimet e një ish themelueseje të Partisë Socialiste, Arta Dade, që kishte kërkuar edhe ajo një qeveri të majtë pa Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Jam për një qeveri socialiste dhe nuk bie dakord me tezën që Rama e përdor shpesh edhe nëpër blogje që, e vetmja alternativë është Edi Rama ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Nuk është e vërtetë. PS ka plot alternativa qeverisëse. Jam për procese në parti. Ka edhe nga të rinjtë, por edhe nga ata me përvojë. Unë çuditem pse kanë heshtur. PS i ka të gjitha kapacitetet që të reformohet”, ka thënë Dade dy javë më parë në "5 pyetjet nga Babaramo".

[embed]https://youtu.be/Tj1YMu8hLnI[/embed]

Por, kundërshtitë nuk janë vetëm politike. Mbi të gjitha alarmante ato bëhen për të majtën kur vijnë nga një shtresë që e ka votuar pa kushte PS-në, si ajo e veteranëve të mbetur të luftës. Kështu njëri prej tyre, Sevo Tarifa deklaroi publikisht se do të dorëzonte teserën e partisë, pas vendimit të Ramës për të rehabilituar dhe rivarrosur me nderime, një kolaboracionist si kreu i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri.

Kjo shtresë doli edhe publikisht kundër Ramës duke i etiketuar qëndrimet e tij si neofashiste: “Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, nuk është pajtuar asnjëherë e nuk do të pajtohet kurrë me këto qëndrime që bien erë neofashizëm”, thuhej në një deklaratë të komitetit të veteranëve.

Andi Bushati: Ceremonia ku socialistët varrosën të majtën

Ky debat u pasqyrua gjerësisht në një gazetë super të majtë, si e përditshmja “Dita”. Por edhe “Dita”, që pas homologes së saj "Tema" ka qenë një nga organet e shtypit që jo vetëm ka qenë në ballë të betejës për rrëzimin e Berishës, por ka mbështetur ngritjen e Ramës në pushtet, e ka shtuar kohët e fundit dozën e saj të kritikave.

Në kolonat e saj, kryerilindasi po shigjetohet përditë e më shumë për dhuratat që u bën ish oligarkëve të Berishës, për uzurpimin që po i bën PS, madje aty janë rimarë edhe të gjitha akuzat që i janë bërë bashkëshortes së kryeministrit Linda Rama.

Pra ditë pas dite, po formëzohet një front që nuk e shohin më të ardhmen e së majtës shqiptare tek kryerilindasi, pushteti i të cilit po pasuron oligarkët, po ndrydh liritë, po shton pabarazitë dhe po rehabiliton kolaboracionistët.

Pas largimit të valës së parë të atyre që e mbështetën për të ardhur në pushtet, si shkrimtarja Elvira Dones dhe show man-i Adi Krasta, por që u zhgënjyen shpejt nga qeverisja e tij, erozioni nga themelet e së majtës është vala e dytë me të cilën po përballet Rilindja, e cila tashmë nuk ka mbështetje as morale e as ideologjike, por vetëm përkrahjen e pushtetit të parasë dhe të interesit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza/ A po bëhet Amerika me socialistët

Nuk dihet nëse Donald Trump do ta ndërtojë ndonjëherë murin në kufi me Meksikën, nuk dihet as nëse do ta shpëtojë gadishullin Korean nga rreziku bërthamor apo d...

15:28

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI