Flash

Dafina dedikim dashurie ish të dashurit (FOTO)

Lapsi.al 26 February 2019
Dafina dedikim dashurie ish të dashurit (FOTO)

Prej vitit të kaluar Dafina Zeqiri i dha fund romancës me ish-të dashurin e saj Jose, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite.

Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të vazhduar karrierën në muzikë. Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të, ku shpesh shprehte dhe dashurinë.

Por ndërsa këngëtarja nuk reagoi asnjëherë publikisht për arsyen që i dha fund romancës, duket se ka vendosur që të flasë përmes muzikës.

Dafina do të publikojë shumë shpejt këngën e saj më të re, që zbuloi se quhet “A e man men”.

Bazuar në postimin e këngëtares, ajo i këndon të kaluarës për ndjenja të cilat nuk ekzistojnë më sot.

“Unë ty s’të du më”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotos, ku zbulon një pjesë nga veshja e saj me fustanin dhe çizmet e kuqe.

Ndoshta ky vjen si një mesazh për ish-partnerin e saj ose Dafina ka vendosur vetëm që të provokojë ndjekësit.

Të këshilluara

Berguzar Korel, gati për fëmijë të dytë

Aktorja ka përfunduar së fundmi xhirimet për filmin e saj të radhës. Siç dihet, Berguzar Korel është mamaja e një djali të vogël, por megjithatë ajo ka një dësh...

13:08

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI