Flash

Ariana Grande zyrtarisht femra më e ndjekur në Instagram

Lapsi.al 26 February 2019
Ariana Grande zyrtarisht femra më e ndjekur në Instagram

Selena Gomez nuk është më femra më e ndjekur në Instagram, pasi ia ka zënë vendin një tjetër këngëtare. Dhe është zyrtarisht Ariana Grande! Kjo e fundit ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849, pra mbi 300 profile më shumë që e ndjekin.

Gomez ishte më e ndjekura në rrjetin social deri në fund të tetorit të kaluar, kur Cristiano Ronaldo i mori fronin. Futbollisti portugez është ende një nga personat më të ndjekur në Instagram, me 155 milionë ndjekës.

Profili i Ariana-s është rritur me 13 milionë ndjekës që nga muaji tetor dhe kjo lidhet me suksesin e albumit “Thank U, Next”. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, duke postuar shpesh detaje nga jeta e saj private.

Nga ana tjetër Selena u shkëput nga rrjeti social në fund të muajit shtator, pasi u përqëndrua në shëndetin e saj mendor.

Ajo vendosi që të postonte më pak, duke u shprehur sesi kishte ndikuar në depresionin e saj rrjeti social.

Të këshilluara

Berguzar Korel, gati për fëmijë të dytë

Aktorja ka përfunduar së fundmi xhirimet për filmin e saj të radhës. Siç dihet, Berguzar Korel është mamaja e një djali të vogël, por megjithatë ajo ka një dësh...

13:08

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI