Flash

Nuk i jep dorën Shaqirit, Klopp i tërbuar me kapitenin e Liverpool

Lapsi.al 25 February 2019
Nuk i jep dorën Shaqirit, Klopp i tërbuar me kapitenin e Liverpool
Grupi para së gjithash: kjo është filozofia e Jurgen Klopp, që nuk ka lënë të anashkalojë asnjë episod, pavarësisht se barazimi në Old Trafford kundër Manchester United, e ka sjellë City vetëm një pikë larg të kuqve. Tekniku gjerman është nervozuar së tepërmi me kapitenin Henderson, që në momentin e zëvendësimit nuk i dha dorën Shaqirit. Pikërisht në minutën e 71’ dhe Jurgen Klopp kërkonte më shumë insistencë para portës, kapiteni Jordan Henderson u thirr për t’i lënë vendin Xherdan Shaqirit. Reagimi i mesfushorit, ndoshta i mërzitur nga fakti që po zëvendësohej, ishte injorimi ndaj kosovarit, duke i dhënë vetëm shiritin dhe jo dorën, por Klopp ka shkuar menjëherë në pankinë duke i folur ashpër kapitenit, që në fakt duhet të jetë një shembull për gjithë skuadrën. Shaqiri, që në ndeshjen e fazës së parë në Anfield Road, kishte shënuar dy gola kundër United, këtë herë nuk arriti të lërë shenjën e tij. Numri 23 deri tani ka realizuar gjashtë gola dhe tre asist, por janë të gjitha të 2018. Viti i ri nuk ka nisur mirë për fantazistin e përfaqësueses zvicerane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI