Flash

Flamurtari shigjeton Partizanin: komunikatë e ‘kopsitur’ e vlonjatëve për incidentin

Lapsi.al 25 February 2019
Flamurtari shigjeton Partizanin: komunikatë e ‘kopsitur’ e

Incidentet e ndodhura në Selman Stërmasi, në ndeshjen mes Partizanit e Flamurtarit janë dënuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e vetë klubi Partizani, por në pritje të dhënies së një vendimi për agresionin e tifozëve të Partizanit, ndaj fotografit të kuqezinjve, ka reaguar edhe klubi Flamurtari. Në fakt, deklarata e të kuqve, që shpreheshin të paqartë për pozicionin e "personi me aparat fotografik", si u quajt zyrtari i klubit vlonjat, ka bërë që Flamurtari të përgjigjet në cdo pikë, për të qartësuar idetë dhe thumbuar Partizanin.

“Së pari, është i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka funksionin e zëdhënësit dhe të fotografit, që çdo klub i ka në fushë, në bazë të rregullores dhe me aprovimin e zyrtarëve të ndeshjes. Për këtë arsye, nëse klubi Partizani është i paqartë për rolin e zyrtarit të sulmuar gjatë ndeshjes, bën mirë të interesohet” shkruhet në komunikatën për shtyp, ku është vënë theksi edhe mbi provokimin e pretenduar të "personit me aparat fotografik"…

“Futbollistët nuk ishin drejtuar nga tifozeria e Partizanit, në atë kënd nuk kishte tifozë dhe nuk e kuptojmë ku qëndron provokimi, kur një grup tifozësh vrapojnë, ofendojnë dhe futen në fushë, vetëm e vetëm sepse një grup futbollistësh festojnë në mënyrën e tyre modeste një gol të shënuar”. E në fund, por jo për nga rëndësia, mungesës së forcave të sigurisë, që kishte theksuar Partizani, vlonjatët i përgjigjen në bazë të rregullores, duke i kujtuar se klubi mikpritës mban përgjegjësi për mungesën e sigurisë në zona të caktuara të stadiumit.

“Respektojmë çdo rezultat që prodhon fusha, por nuk pranojmë që ngjarje të tilla të kalojnë duke akuzuar Flamurtarin si fajtor” poziciohet klubi vlonjat, duke bërë të qartë se prêt një reagim të fortë për të mos lejuar të krijohet një precedent i rrezikshëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI