Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Batistuta: "Te Real ose Milan do të isha mërzitur"

Lapsi.al 25 February 2019
Batistuta: "Te Real ose Milan do të isha mërzitur"

Ai ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave, por gjatë karrierës së tij ka fituar shumë më pak se kolegët e tjerë më pak të talentuar. Gabriel Omar Batistuta, pavarësisht nga ortekët e golave të shënuar në Itali, në nivel të klubit ka në palmares vetëm një Scudetto, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.

Mbreti Luan nuk është favorizuar sigurisht nga fakti që ka luajtur nëntë sezone te Fiorentina. Në fakt, gjatë periudhës së tij te kjo skuadër, ai nuk ka patur mundësinë të konkuronte për trofetë më të rëndësishëm, megjithatë Batistuta ngushëllohet me faktin që u bë një idhull absolut në Firence, si dhe një nga mitet më të mëdhenj në historinë e klubit vjollcë.

Sipas Marca, Batistuta, duke folur për "American Business Forum", ka pranuar se nuk ndjen keqardhje.

"Shpesh lojtari trajtohet si produkt. Kur isha te Fiorentina, më kërkuan Real Madrid, Manchester United, Milan, por gjithmonë kam zgjedhur qetësinë e Firences. Nëse do të kisha shkuar në Madrid do të kisha shënuar më shumë se 200 gola dhe do të kisha fituar më shumë, por do të isha mërzitur. E njëjta gjë do të ndodhte në Milano".

Batistuta ka lënë një kujtim pashlyeshëm në Firence.

"Edhe pse kurrë nuk kam fituar një trofe të rëndësishëm, unë ende e konsideroj veten fitues, sepse ndihmova Fiorentinën të konkurrojë me më të fortët".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI