Flash

Video/ Manchester City triumfon në Carabao: Chelsea humb finalen, Sarri zihet keq me portierin Kepa

Lapsi.al 24 February 2019
Video/ Manchester City triumfon në Carabao: Chelsea humb finalen, Sarri

Carabao Cup shkon për Manchester City, që ndoshta nuk e dërrmon Chelsea në finale, ashtu si bëri në kampionat, por i dha Maurizio Sarri dhe Bluve të tij një tjetër natë të hidhur. Gjithcka u vendos nga penalltitë, aty ku tekniku italian u tradhëtua nga njerëzit e tij të besuar, ndërsa Sterling i dhuroi trofeun Citizens me 11 metërshin deciziv. Nevoz Sarri, që është grindur keq me portierin spanjoll Kepa, që nuk pranoi zëvendësimin përpara penalltive, pavarësisht se ishte i dëmtuar. E tani pankina e ish-Napolit është gjithnjë e më në rrezik...

Manchester City fiton kështu trofeun duke u konfirmuar edhe një herë macja e zezë e Chelsea të Maurizio Sarri, që pasi u shkatërruan 6-0 në kampionat u thyen nga të besuarit e Guardiola edhe në natën që mund ti dhuronte titullin e parë në karrierë. Një karrierë që tashmë duket gjithnjë e më shumë në rrezik. Tensioni në fakt ishte evident tek Blutë, që rrezikojnë në dy momente penalltinë, përpara se të japin shenjën e vetme në 30 minuta lojë me Kante. Citizens provuan të thyejnë barrierën difensive: David Silva vonoi në impaktin me topin në qendër të zonës, pastaj Aguero nuk gjeti kuadratin në pasimin e Bernardo Silva.

E dyta është shumë më interesante si lojë me Hazard që gjen më shumë hapësirë në të majtë. Në të 55', Aguero gjen golin, por është ndaluar për disa centimetra nga Var, që e ka sinjalizuar argjentinasin në pozicion jashtë loje. Chelsea pati mundësinë e tij në të 66, por Kante në shërbimin inteligjent të Hazard, e dërgoi topin mbi traversë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të kohës së rregullt dhe në shtesë ishte Chelsea që provoi të kërkonte golin, por nuk shkoi më shumë se një goditje e dobët e Jorginho. Edhe aktivizimi i Higuain nuk e zhbllokoi ndeshjen, ndërsa në të dytën ndodhi gjithcka, me Sarri që për pak minuta braktisi pankinën kur Kepa (i dëmtuar) refuzoi të zëvendësohet pak minuta para penalltive. 11 metërsha që ishin fatalë për Chelsea: gabuan Jorginho e David Luiz, për City konkluzioni i Aguero kaloi poshtë trupit të Kepa dhe ishte një shenjë e një mbrëmje që po shkonte keq, deri kur Sterling e ktheu përfundimisht në makth për Sarri e Chelsea.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI