Flash

Rakitic injoron Inter: "Zërat e merkatos? Më bëjnë për të qeshur"

Lapsi.al 24 February 2019
Rakitic injoron Inter: "Zërat e merkatos? Më bëjnë

Nuk vijnë sinjale positive nga Spanja për Inter. Nëse është cështje e kryer tratativa për Diego Godin, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Ivan Rakitic, që pas deklaratës së fundit është shumë larg nga zikaltrit. Pas fitores me Sevilla, mesfushori kroat ka dashur të qartësojë pozitën e tij tek Barcelona: "Ndonjëherë qesh në mëngjes kur lexoj zërat e merkatos që shkruhen për mua", duke iu referuar lajmit për kalimin e tij të sigurtë në Milano për 40 milionë euro, që kishte pushtuar faqet e para të të përditshmeve sportive katalanase.

Vullneti i lojtarit, nën kampion bote, duket i qartë për momentin: "Unë kam ende tre vjet kontratë e dua të qendroj këtu. Më bën krenar fakti që klubet e mëdha interesohen për mua, por e shoh veten akoma tek Barcelona". Mund të jenë edhe fraza të ndikuara nga rrethanat, por tani rruga për Inter dhe Marotta duket në ngjitje. Ajo që është e sigurtë është se kroati ishte vendosur në majën e dëshirave për mesfushën, pasi mori refuzimin e ëndërrës Modric, për të cilin flitet arritja e akordit me Real.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI